TIRANE - Brenda muajtit janar pritet që të shpallet tenderi për dhënien me koncesion të Rrugës së Kombit. Kështu ka deklaruar Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto gjatë takimit që pati paraditen e së shtunës me policët e Shërbimit të Kontrollit të Transportit Rrugor, në Kashar.
"Rruga e Kombit është në fazën përfundimtare të përgatitjes së procesit të tenderimit dhe pjesa e tarifës do të jetë pjesë e ofertave që do të sillen nga kompani të ndryshme. Jam optimist që brenda muajit janar tenderi do të shpallet." tha ministri Haxhinasto
Sa i takon Shërbimit të Kontrollit të Transportit Rrugor, Haxhinasto tha se do të rriten kapacitetet e këtij shërbimi me qëllim rritjen e cilësisë së tij. Ai gjithashtu u ndal edhe në misionin e rëndësishëm që ka ky shërbim, përvec ruajtjes së sigurisë rrugore të qytetarëve.
"Ky shërbim ka një mision tjetër të rëndësishëm që në sistemin e përgjithshëm të transportit të imponojë nje shfrytëzim harmonik të të gjithë formave të trasnportit, me qëllim që rrugët e vendit të mos keqpërdoren nga biznese të caktuara apo aktivitete ekonomike të caktuara, që mund të përdorin edhe forma të tjera të transportit siç është hekurudha." u shpreh ai
Ky shërbim gjatë vitit 2014, ka konstatuar shkelje në ngarkesat kufitare dhe ka vendosur masa të konsiderueshme administrative për 975 mjete me ngarkesë mbi normat e lejuara.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO