Granit Pepnikaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestua sot në një resort në Dhërmi. Në këto pamje mund të shihet momenti i operacionit nga Policia e Vlorës dhe Forca Operacionale, të cilat rrethojnë një vilë luksoze në Dhërmi në të cilën ndodhej Pepnikaj, i cili sipas burimeve nuk bëri rezistencë.
Pepnikaj kërkohej që prej majit 2026, pasi Gjykata e Tiranës i caktoi masën "arrest me burg" për mashtrim kompjuterik dhe pastrim parash.
Gjatë kontrollit të ushtruar në vilën ku qëndronin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, si dhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar cannabis sativa.
Lajmi kryesor:
U zhvati 50 mln € evropianëve me Call Center, arrestohet bosi i rrjetit Granit Pepnika! VIDEO kur kapet në vilën luksoze në Dhërmi, pranga edhe bashkëpunëtorëve









