Dhima-Kristo Frashërit: Gënjeni
Ja si ka qenë kisha e Përmetit

Dhima-Kristo Frashërit: Gënjeni<br />Ja si ka qenë kisha e Përmetit
TIRANË – Ashpërsohet gjuha e zëdhënësit të Kishës Ortodokse, Thoma Dhimës, që tashmë i emërton saktë ata që i janë kundërvënë çështjes së kishës së Përmetit dhe arsyeve që i shtyjnë për të shtrembëruar, sipas tij, të vërtetën.

Ca më tepër, ai shprehet i indinjuar nga fakti se ndaj besimtarëve ortodoksë të Përmetit kanë nisur presionet për pushim nga puna.
 
Orë më vonë se pas publikimit të një fotoje historike të kishës së Përmetit, Dhima i kundërpërgjigjet historianëve si dhe disa analistëve, që janë prononcuar ditët e fundit për këtë çështje.
 
Historiani Kristo Frashëri sipas tij, “gënjen pa turp. Kjo kishë dhe kopshti që e rrethon ju duken vetëm 25 m2?!” shkruan Dhima duke publikuar një foto të kishës të vitit 1956. – “E kuptoj mllefin antiortodoks të Xhufit, Nazarkos e co., por kur një person këmbëngul të turpërohet në pleqëri, jo!
 
Kristo Frasheri gënjen për madhësine e kishës Shën Maria e Pazarit dhe historinë e saj; gënjen për rrjedhën e ngjarjeve në Përmet dhe nuk ka asnjë keqardhje për përdhosjen e besimit dhe rrahjen e besimtarëve; gënjen për proceset gyqesore dhe siperfaqen që është pronë e kishës; gënjen për Tiranën, sepse trualli i katedrales u kompesua, sepse nuk mund të shembej hotel "Tirana". Kristo Frasheri përdor një gjuhë rruge kur flet për kryepeshkopin ortodoks, të cilit deri para pak viteve i puthte dorën me nderim,” shkruan Dhima.
 
Më pas, zëdhënësi i Kishës publikon me video faktin se kanë nisur presionet për pushim nga puna të besimtarëve ortodoksë të Përmetit që punojnë në institucione shtetërore,  me qëllim që të mos marrin pjesë në shërbesat fetare.

“A nuk të kujton kjo vitin 1960”, - shkruan ai. Sot, pas 22 vjet demokraci, pas shkatërrimit dhe përdhosjes së kishës të së Tërëshenjtës Mari, pasi i hodhën sendet e shenjta në makinën e plehrave, në Përmet ka filluar përsëri përndjekja, por kësaj radhe ndaj një besimi të vetëm.
 
Kush shkon në kishë dhe kundërshton çmendurinë antiortodokse të bashkisë, kërcënohet familjarisht me vendin e punës. Madje, shkohet edhe më tej, kërcënohen jo vetëm punonjësit e bashkisë, por nga këta funksionarë është hedhur fare maska dhe kërcënohen të gjithë ortodoksët që punojnë në institucionet publike, duke u thënë, se “kush mbështet kishën, do hiqet nga puna pas 9 shtatorit, kur të fillojë punë qeveria e re.
 
Por, njerëzit e votuan ndryshimin pikërisht për të shpëtuar nga terrori i bejlurçinave militantë, të paaftë dhe hakmarrës. A do lejoje qeveria e re t’ia shkatërrojnë programin dhe shpresat e shqiptarëve, këta barbarë,” - thekson zëdhënësi.

FOTO HISTORIKE E KISHES SE PERMETIT: JA SI KA QENE NE VITIN 1956

Përballjen e fakteve historike për kishën e Përmetit, sa e lashtë është dhe kujt i përket godina e Pallatit të Kulturës, zëdhënësi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Thoma Dhoma e ka nisur gjatë paradites së sotme duke publikuar në profilin e tij në Fb një foto nga afër të kishës së shekullit XVII të Përmetit të vitit 1956.
 
“Kjo foto tregon më mirë se çdo gënjeshtër profesorësh, se kisha në Përmet nuk ishte "vetëm 25 m2". Madje edhe gjithe bahçja që e rrethon i përkiste kishës. Kemi të bëjmë me një mashtrim të përsëritur e të ripërsëritur me ndërgjegje të plotë, për të dëmtuar komunitetin ortodoks.
 
Është pikërisht vendi ku u ngrit Pallati i Kulturës komuniste me lulishten që e rrethon. Mjafton të shkohet të gërmohen muret në sallën kryesore për të zbuluar muret e mbetura të kishës, por këtë askush nuk ka interes që ta bëjë... Se si do t'i shajnë ortodoksët pastaj?!”, - përfundon Dhima.

thoma dhima FB
 (Fotografia e publikuar sot nga zëdhënësi i Kishës Ortodokse dhe shënimi i tij në Fb)

Redaksia online
(Armanda Shtëmbari/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria pret samitin e NATO-s në 2027! Ministri Hasani: Aktiviteti i vendosur në kalendarin e aleancës! Drejtori e re në ministrinë e Jashtme për shqiptarët në rajon

Shqipëria pret samitin e NATO-s në 2027! Ministri Hasani: Aktiviteti i vendosur në kalendarin e aleancës! Drejtori e re në ministrinë e Jashtme për shqiptarët në rajon