‘Dhimbje koke’ për Guardiolën, Rodri këput ligamentet! Sezoni thuajse i mbyllur

‘Dhimbje koke’ për Guardiolën, Rodri këput ligamentet! Sezoni thuajse i mbyllur

Rodri në momentin e dëmtimit

Ylli i Manchester City, Rodri mund të ketë mbyllur sezonin. Spanjolli la fushën i dëmtuar në barazimin 2-2 kundër Arsenalit dhe mediet bëjnë me dije se ai mund të ketë këputur ligamentet e gjurit të djathtë.

Kjo bëhet e ditur nga spanjollja “Marca”, ndonëse ende mungon njoftimi zyrtar nga klubi anglez. Sipas medias spanjoll, analizat e kryera kanë zbuluar një këputje të ligamenteve në gjurin e djathtë të Rodrit. Lojtari ka udhëtuar drejt Spanjës, aty pritet t’i konfirmohet dëmtimi i rëndë. Lojtari duhet t’i nënshtrohet operacionit dhe nëse kjo ndodh, atëherë sezoni për të do të quhej i mbyllur, pasi dëmtime të tilla duan kohë të gjatë për rikuperim.

Moment ‘jo’ për 28-vjeçarin, që sapo ishte kthyer nga lëndimi me Spanjën në Euro 2024, ku u shpall edhe kampion. Kujtojmë se ai është një ndër pretendentët kryesor për të fituar ‘Topin e Artë’ të këtij viti.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’

Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’