Me Jorgo Bulon ishte kënaqësi të bisedoje, sepse me të bashkohej talenti i jashtëzakonshëm, simbiozë e studiuesit serioz me shkathtësinë e mendjes së njeriut punëtor dhe të gjithanshëm e me një kulturë të rafinuar. Me buzëqeshjen e tij të butë dhe sjelljen që sinjalizonte hapjen e shpirtit, ku shfaqte menjëhreë vëmendje për të hetuar tërësisht palën tjetër, i pajisur me diturinë për të mësuar se cilën rrugë të zgjidhte në labirintet e jetës komplekse publike, me qeëtsinë dhe kapacitetin e lartë, ai asnjëherë nuk reagonte me nervozizëm ndaj ndaj problemeve, duke mbetur një model i sjelljes që ka i kapërcen kufijtë e individuales.
Ishte takimi ynë i fundit. Ai u zhvillua në Tiranë, më 9 nëntor, gjatë konferencës ndërkombëtare që Akademia e Shkencave gjithashtu e ka organizuar me kontributin e tij të pazëvendësueshëm, si përherë.
Unë shfrytëzova rastin për ta ftuar atë që të merrte pjesë në prezantimin e librit të fundit të kolegut të tij, Francesco Altimari, që do të zhvillohej më 12 nëntor pranë stendës së Institutit Italian të Kulturës në kuadër të Panairit të Librit.
Jorgo pranoi me një gatishmëri të madhe, madje edhe i vendosur për të ndërhyrë që të na kujtonte episode të rëndësishme të pabotuara të punës më rini të Altimarit, siç ishte evokimi i kontakteve të para të rëndësishme shkencore dhe njerëzore, që një delegacion të madh të studiuesve shqiptarë, mes të cilëve ishte edhe profesor i shquar. Eqrem Çabej, ka pasur me arbëreshët gjatë javës së parë të Kulturës Arbëreshe, mbajtur në Kalabri në vitet ‘70.
Duke na kujtuar atë ngjarje epokale, Jorgo donte që të na tregonte se vazhdimësia e marrëdhënieve të frytshme e themeluar në dekadat e mëvonshme midis qendrave të tyre kërkimore të varej kryesisht në “urat” kulturore në rezulatatet e kërkimeve shkencore të përbashkëta të dijetarëve arbëreshë e shqiptare dhe që të dyaj palët të ishin në gjendje për të ndërtuar një shkencë të përbashkët albanologjike me një zhvillim të qëndrueshëm në të ardhmen. Në të vërtetë Jorgo, duke qenë për vite me radhë në qendër të kërkimit dhe duke mbajtur role me rëndësi të madhe publike, arriti të mbante gjithmonë në lidhje të pandërperë marrëdhëniet bilaterale me universitetet italiane si dhe me Katedrën e Albanologjisë duke i përfshirë ato në projektet e Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë në Akademisë Shqiptare të Shkencave, të cilën ka pasur nderin për ta udhëhequr për periudha të gjata.
Nuk ishte, pra, as një përpjekje e sforcuar apo e pavlerë ngjarja më e fundit në konferencën shkencore me stuediuesit arbëreshë që u zhvillua në Shqipëri, kjo mbeti si përpjekja e parë e një bashkëpunimi të fortë dhe me baza shkencore që la gjurmë te arbëreshët dhe tani ata, së bashku me shumë kolegë dhe miq shqiptarë janë shumë të prekur nga ky largim i dhimbshëm dhe i papritur. Familjes së Jorgo Bulo, shoqes së jetës së tij Kristina, së bijës Anila, si dhe Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, i kam adresuar ngushëllimet e mia personale dhe në emër të Katedrës albanologjike të Universitetit të Palermos që unë drejtoj. Unë jam i sigurt se me këtë ndjenjë të dhimbjes është bashkuar i gjithë komuniteti Arbëresh i Siçilisë, nga të cilët Jorgo Bulo ka qenë përshëndetur shpesh si një mik i vjetër dhe i mirë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 Nentor 2015
Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)