Dhjetë sportistët më të paguar të dekadës. Kryeson Mayweather, ndjek Cristiano Ronaldo

Dhjetë sportistët më të paguar të dekadës. Kryeson Mayweather, ndjek Cristiano Ronaldo

Fundi i vitit 2019 shënon mbylljen e një dekade dhe hapjen e një të reje. Për këtë arsye revista e biznesit ‘Forbes’ ka përgatitur një listë me 10 atletët të cilët kanë fituar më shumë gjatë kësaj dekade, me peronazhe të cilët vijnë nga shumë sporte të ndryshme.

Padiskutim vendin e parë e mban boksieri amerikan Floyd Mayweather, i cili gjatë këtij 10-vjeçari ka fituar 915 mln dollarë nga dyluftimet e mëdha, me sportistë si Manny Pacquiao dhe Connor McCgregor. I dyti në listë vjen ylli botëror i futbollit dhe personi me më shumë ndjekës në rrjetet sociale Cristiano Ronaldo, që gjatë kësaj dekade ka fituar 800 mln dollarë.

Në podium është një tjetër futbollit me vetëm 50 mln dollarë më pak, Lionel Messi. Argjentinasi gjatë këtij 10-vjeçari ka fituar më shumë ‘Topa të Artë’ se askush tjetër. Në vendin e katërt është një basketbollit, Lebron James, që në llogarinë e tij ka shtuar 680 mln dollarë.

I pesti renditet renditet tenisti zviceran Roger Federer, i cili ka fituar 640 mln dollar, 300 prej të cilëve falë marrëveshjes me Uniqlo. Në vendin e gjashtë dhe të shtatë janë dy golfistët Tiger Ëoods dhe Phil Mickelson, me respektivisht nga 615 dhe 480 mln euro. Në vendin e tetë është një tjetër boksier Manny Pacquaio, në të nëntin basketbollisti Kevin Durant, ndërsa mbyll renditjen në vendin e 10 piloti i Formula 1 Leëis Hamilton me 400 mln dollar.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria rekord në Europë për numrin e kafeve, eksperti i ekonomisë: Me investimet në baret luksoze pastrohen lekët e krimit

Shqipëria rekord në Europë për numrin e kafeve, eksperti i ekonomisë: Me investimet në baret luksoze pastrohen lekët e krimit