Dhjetëra shpendë të ngordhur në Vlorë, Shërbimi Veterinar: Mblodhëm mostra për analizat! Dyshohet për grip shpendësh

VLORË- Një ditë pasi qytetarët konstatuan dhjetëra shpendë të ngordhur, Shërbimi Veterinar i Vlorës ka shkuar për të inspektuar gjendjen. Tre grupe specialistësh veterinerë ishin në zonën e plazhin e vjetër, grykëderdhjen e Vjosës dhe në Lagunën e Nartës. Ata mblodhën shpendët e ngordhur dhe morën mostra për të analizuar shkakun e ngordhjes së tyre.

Specialistët e Shërbimit Veterinar hedhin dyshimet për praninë e gripit të shpendëve, një sëmundje infektive e fshehur tek shpendët e egër, por që shfaqet si epidemi tek shpendët e oborreve dhe të komplekseve të mëdha.

‘Me të marr sinjalizimin nga banorët e zonës përreth ne si drejtori e veterinarisë ngritëm grupe kontrolli për të monitoruar gjendjen. Ne dyshojmë për gripin e shpendëve, por ne morëm mostra dhe do ti dërgojmë për verifikim dhe përgjigjja vjen 3 ose 4 ditësh. Këto që janë gjetur të ngordhura janë shpendë të egra, shpendë uji. Tek shpendët e egra, gripi i shpendëve është në gjendje të fshehur, por tek shpendët e shtëpisë shfaqet në formë epidemie. Urojmë të mos jetë gripi i shpendëve, tek njerëzit nuk është shfaqur, s’kemi pasur raste të tilla në vendin tonë. Për këtë sëmundje nuk ka vaksinim, por bëhet vetëm eleminim i atyre shpendëve të prekura', tha ai.

Eksperti veterinar shpjegon se edhe nëse rezulton grip i shpendëve, pasojat me infektimin e njerëzve nuk kanë ndodhur më parë.

Ka raste, por në Shqipëri nuk është depistuar. Tek njerëzit, tek ne nuk është shfaqur. Nuk kemi pasur raste të tilla. Kjo sëmundje nuk ka vaksinim, vetëm me elemimim të kafshëve sikurse u shfaq para 3 vitesh në Durrës ku u vendos karantinimi.’, sqaron Demir Dervishaj inspektor në Shërbimin Veterinar në Vlorë.

Mostrat janë dërguar në Institutin e Sigurisë Ushqimore në Tiranë dhe për 3 apo 4 ditë pritet të dalin rezultatet. Gripi i shpendëve është një sëmundje virale që transmetohet shpejt mes shpendëve dhe mund të shkaktojë dëme të mëdha për faunën dhe bujqësinë në zonat rurale.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/01/2025 02:43

    Ka patur raste,por jo ne Shqiperi,thote /eksperti/per kalimin e gripit te zogjve te njerezit! O /ekspert/,ti flet si tezja ime kur i thoshnim ,mos vendos varse floriri ne qafe kur ecen ne rruge, se t'a vjedhin dhe ajo na pergjigjej gjithemone si ti,/s'me ka ndodhur kurre mua/deri diten qe i ndodhi.Zoteri,puna eshte te parandalosh,nuk mund t'a kalosh kaq lehte thjesht se s'ke patur raste deri tani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Rama pret rabinin izraelit në Vlorë: Së shpejti nisim punën për ndërtimin e muzeut hebraik

Rama pret rabinin izraelit në Vlorë: Së shpejti nisim punën për ndërtimin e muzeut hebraik