TIRANE-Shallin, dorezat, pallton por dhe një çadër me vete për çdo ditë të muajit dhjetor. Do të jetë i ftohtë ky muaj bën të ditur parashikimi i motit në Accuweather.com.

Duke vëzhguar ditët kalendarike në portalin e parashikimit të motit bien në sy temperaturat që do të qëndrojnë të ulëta për këtë muaj të fundit të vitit.

Madje muaji do të mbyllet i ftohtë ku data 31 Dhjetor do të karakterizohet nga temperatura nën zero. Me fat do të jenë Pogradeci e Korça që do të shohin fjollat e borës të bien në kapërcyell të viteve, kurse në pjesën tjetër të vendit do të bjerë shi. Temperaturat do të jenë dhe ato të ulëta, gjë që pritet të vijojë dhe në fillim janari për vitin 2017. Megjithatë deri atë ditë kemi kohë të shohim si do të ndryshojnë.

Ndërkohë mund të klikoni në videone  Shqiptarja.com parashikimin e motit për ditën e sotme dhe ditët në vijim.