Dhjetori i dytë, Durrësi gati për marshimin popullor të së martës

Nga Durrësi  PD dhe grupimi Dhjetori 90, zhvilluan aktivitetin përkujtimor "Dhjetori 90 afër dhe larg" në përkujtim të 25 vjetorit të rrëzimit të diktaturës më të egër në Evropë.
Kryetari i Grupimit Dhjetori 90, Bislim Ahmetaj tha se sot Shqipëria është në rrezik pasi  pronësia e lirisë dhe parlamentarizmit është në dorën e  njerëzve të  lidhur me krimin, pa asnjë interes kombëtar dhe ideal për Shqipëri evropiane.

“Lëvizja studentore e Dhjetorit 90 dhe sot të rinjtë e Dhjetorit të dytë të lirisë, janë forca dhe kurajo e PD”, u shprehën drejtuesit e degës së PD në Durrës.

Më tej, anëtarët e Grupimit, në evokim të emocioneve dhe kujtesës historike thanë se guximi i lëvizjes studentore dhe themelimi i partisë më të madhe, PD, ishte guxim i paimagjinueshëm për liri dhe heroizëm për një Shqipëri pa mure, për një Shqipëri me shpresë, si gjithë Evropa.

Demokratët, mbështetësit, pjesmarrësit theksuan se Partia Demokratike me opozitarizmin europian dhe lidershipin e saj do të orientojë revoltën kombëtare  që me idealet e lirisë,  në 8 Dhjetor, çdo  shqiptar të jetë misionar i lirisë dhe shpresës për një Shqipëri me prosperitet dhe të ardhme evropiane.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat