Pogradeci mirëpret festat e fundvitit. Ka ndezur dekorin e festave të fundvitit, duke ngritur kështu siparin e aktiviteteve festive.
Momente nga koncerti i organizuar me fëmijët e veshur me kostume festive, si dhe nga performanca artistike e trupës së qendrës kulturore “Lasgush Poradeci”, janë publikuar në rrjete sociale nga Kryeministri Edi Rama.
Qindra banorë por edhe vizitorë të shumtë u bënë pjesë e ceremonisë së ndezjes së dritave të dekorit.
Komento