Një ditë përpara protestës që do të mbahet në Tiranë dhjetoristët janë mbledhur në Elbasan, nga ku kanë deklaruar se trimt e lirisë, bashkë me të rinjtë, do të mposhtin regjimin e korrupsionit, dhunës, skamjes e vrasjes së shpresës.
Themelues të Lëvizjës Studentore, deputetë, ish-deputetë, themelues të degës së PD-së dhe mbështetës të së djathtës sollën në kujtesë sfidat e jashtëzakonshme të fitores së lirisë, burgosjet dhe terrorin ndaj shqiptarëve që kreu edhe në vitin ‘90 regjimi komunist për të mbijetuar.
Ata u shprehën se sot demokratët dhe qytetarët janë më të bashkuar më shumë se kurrë për të ndalur të keqen që ka kapur vendin.
Marshimi i 8 dhjetorit është thirrja për ti hapur vendit një rrugë të re shprese, besimi, zhvillimi e drejtësie.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com