TIRANË- Presidentja e Dhomës Kombëtare të Veshjeve, Linda Legisi kërkon mbështetje ligjore për t'i ardhur në ndihmë sektorit të fasonerisë.

“Mbështetja që kërkohet në sektorin e fasonit, nuk është një zgjatje dore për përfitime të një sektori të caktuar të ekonomisë, por është një prioritet për punësimin e shqiptarëve”.

Kështu ka deklaruar sot Legisi, në tryezën e rrumbullakët me temë: “Situata ekonomike në vend, shqetësimet e grupeve të interesit, si dhe propozimet për iniciativa ligjore”, thirrur nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Legisi, iu kërkoi deputeteve të pranishëm si dhe kreut të opozitës që të mbështesin në Kuvendin e Shqipërisë të gjitha nismat ligjore për mbështetjen e këtij sektori.

Ajo kërkoi hartimin e miratimin e një pakete politikash lehtësuese, që të ketë firmën e përbashkët të pozitës dhe të opozitës, “sepse i shërben vendit dhe ekonomisë”.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)