Dhomat e Biznesit e kanë cilësuar të papranueshëm ligjin për dhomat e tregtisë.
Sipas Shoqatës së Bankave, ligji u miratua fshehurazi dhe anëtarësimi i detyrueshëm është i papranueshëm.
"Anëtarësimi i detyrueshëm është i papranueshëm, ligji u miratua fshehurazi dhe tinëzisht.
Modeli me anëtarësim të detyrueshëm është i dështuar. Tarifa e anëtarësimi, taksë e fshehtë për biznesin" u shpreh përfaqësuesi i Shoqatës së Bankave.
Ndërsa kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka replikoi duke u shprehur se "Nuk njiheni me ligjin.
Kostoja për bizneset e vogla është 22 Euro, për të mëdhatë 720 Euro, ka dezinformim për ligjin".
Edhe përfaqësuesi i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford e ka cilësuar të gabuar anëtarësimin e detyrueshëm.
"Tregu të mbetet i lirë, bizneset të zgjedhin vetë nëse duan të anëtarësohen, pasi anëtarësimi i detyrueshëm është i gabuar" deklaroi ai gjatë takimit.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com