TIRANE - Godinat në Qytetin Studenti, ndonëse janë restauruar në disa dhoma ka lagështirë. Shkak për këtë është amortizimi i tepërt i godinave pasi ato kanë vite që janë ndërtuar. Por, problem nuk është vetëm lagështira në disa nga dhomat, por edhe mungesa e dusheve në çdo kat të godinave. Gjë kjo që sjell herë pas here edhe radhë për t'u larë.
Një arsye tjetër që shkakton radhë është edhe fakti se këto dushe nuk janë në funksion 24 orë, por kanë një orar të caktuar. Alda studente e cila jeton prej disa vitesh në këtë qytet na thotë " Në disa nga dhomat ka lagështirë, kryesisht këto që janë në katet e para." Më tej banorja e "Qytetit Studenti", thotë se te dushet ka radhë, pasi ato janë vetëm në katet e para dhe me orare.
Në lidhje me kushtet e këtij qyteti ne kemi pyetur Bujar Brovinën, Drejtorin e Qytetit Studenti, i cili thotë se në disa dhoma ka probleme me lagështirën, kjo për shkak të amortizimit të godinave pasi kanë gati 40 vite që janë ndërtuar. Ai më tej na thotë se në vitin që vjen do të rikonstruktohen 5 konvikte, të cilët do të jenë me kushtet e një "suite", me nga dy veta në dhomë dhe me tualet brenda.
Z. Brovina, studentët ankohen se në dhomat e tyre ka lagështirë, çfarë po ndodh me godinat e Qytetit Studenti?
Ç'është e vërteta ka dhoma me lagështirë, por ne kemi marrë masa për këto dhoma me lagështirë, për pjesën e akomodimit të studentëve. Godinat e qytetit studenti janë godina të ndërtuara këtu e 40 vjet më parë dhe shkalla e amortizimit ekziston. Por po ta krahasojmë me vite me parë kushtet në godina kanë ndryshuar për mirë.
Me se bëhet ngrohja në godina?
Çdo studenti i lejohet të marrë kalorifer, për ngrohje. Pasi kaldaja është e vjetër dhe shkalla e amortizimit është e madhe. Ajo funksion dhe mbulon vetëm 30-35% të kërkesave.
Çfarë masa janë duke u marrë për të përmirësuar kushtet e Qytetit Studenti?
Për vitin akademik 2013-2014, do bëjmë pesë konvikte të tjera me nga dy persona në dhomë me tualet brenda. Ne kemi bërë shumë përmirësime në këtë qytet, por nuk mund të them që çdo gjë është perfekte. Pasi Qyteti Studenti, ka nevojë akoma për rregullime në pjesën e arredimit dhe të akomodimit.
A do të rritet çmimi për këto konvikte?
Për këtë do të kemi dy lloj çmime. Për këto konvikte do të ketë një rritje por jo një rritje të madhe në krahasim me godinat që do të kenë 3 vetë në dhomë dhe pa tualete në to.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 1 shkurt 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com