Dy persona janë vënë në pranga nga policia pasi akuzohen për ushtrim dhune. Në të dy rastet, një në Vlorë ku u arrestua një 55-vjeçar dhe rasti tjetër në Lushnjë ku u prangos një 37-vjeçar kemi të bëjmë me dhunë ndaj nënës.
 
Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Albert V. Selimaj. Arrestimi i Selimaj u krye në banesën e tij, në lagjen "10 korriku", pasi ka ushtruar dhunë fizike, duke e goditur me grushte, nënën e tij, shtetasen G.S., 73 vjeçe.
 
Ndërsa, policia e Lushnjës ka arrestuar në flagrancë Afrim A., 37 vjeç , banues në lagjen “2o tetori”, pasi në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij ,shtetases, N.A., 59 vjeçe.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)