Djali e vëllai i deputetit PS, Rrahman Rraja organizatorë të dhunës barbare në Thumanë! Policia i bën thirrje të dorëzohen! Në kërkim dhe pronari i gurores

Rexhep Rraja, djali i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja dhe vëllai i tij Xhelal Rraja janë identifikuar sot (8 korrik) nga policia e shtetit si organizatorë të dhunës barbare ndaj dy kushërinjve të fisit Maja. Gjithashtu policia i bëri thirrje të dorëzohen sa më parë së bashku me personat e tjerë të shpallur në kërkim pasi çdo orë që kalon rëndon akoma më shumë pozitën e tyre penale.

Ngjarja u shënua mesditën e 6 korrikut në një lokal në aksin Fushë Krujë – Thumanë, ku anëtarë të fisit Rraja në grup mësynë lokalin dhe goditën me shkopinj gome dhe shkopa bejsbolli Bilbil dhe Jashar Maja teksa ata ishin ulur në një tavolinë me inxhinierin e gurores për t’i kërkuar atij që shpërthimet të bëheshin më të kontrolluara pasi banesat e tyre po dëmtoheshin.

Videoja ku shfaqej dhuna barbare e cila ishte filmuar nga vetë anëtarët e fisit Rraja duke u ndjerë të paprekshëm dhe provë për ti treguar të tjerëve sesi do të ishte fundi nëse ankohen për guroren e tyre në Borizanë shokoi mbarë shoqërinë. Në video dëgjohet dhe një zë që nxit anëtarët e fisit Rraja ti dhunojnë egërsisht edhe më fort Bilbil dhe Jashar Majën. "Vrite!.. Vrite!" "Bjeri! Bjeri! “Më fort më fort!” Dëgjohet një zë ndërsa Rexhep Rraja, djali i deputetit Ramazan Rraja, godet me shkop gome Bilbil Majën i cili ka rënë pa ndjenja në verandën e lokalit. Nga ana tjetër i vëllai i deputetit, Flamur Rraja i drejton pistoletën në kokë.

Rexhep Rraja u shpall në kërkim nga policia pas denoncimit të Shqiptarja.com dhe Report TV sipas të cilës edhe pse djali i deputetit godiste me shkop gome Bilbil Majën dhe ishte e identifikueshme në video, emri i tij nuk figuronte në 2 njoftimet e para të policisë. Përmes një reagimi të tretë, dje policia deklaroi se kishte shpallur në kërkim dhe djalin problematik të deputetit socialist i cili po sot dha dorëheqjen nga mandati i deputetit të Krujës.  

Ngjarja e rëndë ngriti gjithë policinë në këmbë ndërsa ministri i Brendshëm Bledi Çuçi pati një takim gati 5 orë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Shtetit Muhamet Rrumbullaku.

Policia mësyn Krujën, i kontrollon banesat Rrajave 

Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm forca të policisë së Tiranës me mbështetjen dhe të komisariatit të policisë së Krujës dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të policisë së Shtetit kanë organizuar operacionin për kontrollin e ambienteve dhe vendeve ku mund të mund të fshiheshin personat e shpallur në kërkim, të përfshirë në ngjarjen e datës 06 korrik 2023.Në njoftimin e policisë informohet se janë kontrolluar banesa e biznese në pronësi të djalit të deputetit socialist Ramazan Rraja dhe dy vëllezërve të tij Xhelal dhe Flamur Rraja dhe nipit të deputetit Klajdi Rraja.

“Gjatë operacionit u kontrolluan 20 banesa, biznese dhe ambiente të ndryshme në pronësi të shtetasve të shpallur në kërkim Xhelal Rraja, Flamur Rraja, Klajdi Rraja, dhe Rexhep Rraja, dhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje”

Shoqërohen anëtarë të tjerë të fisit Rraja 

Gjithashtu policia thotë se gjatë mëngjesit të sotëm u bë shoqërimi në ambientet e Policisë i 4 anëtarëve të fisit Rraja. Të shoqëruar janë: L. Rr.,  D. Rr., H. Rr., dhe A. Rr.

Në kërkim dy vëllezërit e deputetit, djali dhe pronari i gurores 

Gjithashtu ka shkuar në 6 numri i personave në kërkim për dhunën e 6 korrikut. Veç dy vëllezërve, djalit dhe nipit të deputetit socialist në kërkim është shpallur dhe pronari i gurores Përparim Rraja i cili ka licencën e gurores në Borizanë për të cilën ankohen famijet e fshatit se po u shkatërrohen shtëpitë nga shpërthimet e pakontrolluara. Edhe nipat i deputetit, Klajdi Rraja, dhe Edison Meta, janë në mesin e të kërkuarve.  

“Gjithashtu policia thotë se ka vijuar kqyrjen e pamjeve filmike dhe u identifikuan dhe dy persona të tjerë të përfshirë të cilët u shpallën në kërkim konkretisht shtetasit Edison Meta, 27 vjeç dhe Përparim Rraja, 48 vjeç. Ndërsa gjatë ditës së djeshme u shpallën në kërkim dhe 4 shtetas të tjerë Xhelal Rraja, Flamur Rraja, Klajdi Rraja, dhe Rexhep Rraja” njoftoi sot policia e Tiranës

Të tjerë Rraja në pranga

Policia vijon hetimet dhe identifikimin dhe ndalimin e pjesëtarëve të grupit që dhunuan barbarisht dy kushërinjtë Maja.

Po në lidhje me këtë ngjarje, Policia ndaloi më datën 07.07.2023 shtetasit Ineidi Rraja, Eni Kullaj, Kujtim Përdaku dhe Andi Rraja, për veprat penale  "Plagosja e rëndë me dashje", "Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit", "Moskallëzimi i krimit" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës".

Bilanci

Në kërkim 
1-Edison Meta, 27 vjeç -  U shpall në kërkim më 8 korrik 
2-Përparim Rraja, 48 vjeç - Kushëriri i deputetit PS -  U shpall në kërkim më 8 korrik 
3-Xhelal Rraja, 65 vjeç  - Vellai i deputetit PS - U shpall në kërkim më 7 korrik 
4-Flamur Rraja 55 vjeç - Vellai i deputetit PS - U shpall në kërkim më 7 korrik 
5-Rexhep Rraja  - Djali i deputetit PS  - U shpall në kërkim më 7 korrik 
6-Klajdi Rraja - Nipi i deputetit PS - U shpall në kërkim më 7 korrik 
Të arrestuar 
1-Ineid Rraja 23 vjeç - U arrestua më 7 korrik 
2-Eni Kullaj, 27 vjeç, -   U arrestua më 7 korrik 
3-Kujtim Përdaku, 57 vjeç - U arrestua më 7 korrik 
4-Andi Rraja  28 vjeç - U arrestua më 7 korrik 
Të ndaluar 
1-Ineidi Rraja  - U ndalua më 7 korrik
2-Eni Kullaj -  U ndalua më 7 korrik
3-Kujtim Përdaku - U ndalua më 7 korrik
4-Andi Rraja -  U ndalua më 7 korrik
20 banesa e biznese të kontrolluara

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:59
VIDEO/ Dhuna e fisit Rraja për guroren, policia kontrolle në hyrje e dalje të Fushë-Krujës për personat në kërkim

 

Policia ka ngritur postoblloqe në hyrjet e daljet e Fushë-Krujës pas dhunës të ndodhur 2 ditë më parë në Borizanë, ku anëtarë të fisit Rraja dhunuan kushërinjtë Maja.

Mësohet se po kontrollohen makina me xhama të zinj për persona në kërkim.

Ora 15:19
Me pranga në duar, momenti i shoqërimit në polici të 4 personave në lidhje me fisin Rraja që kryen dhunën barbare për guroren

 

Pas dhunës barbare për guroren, 4 persona me lidhje të afërta fisnore e shoqërore me Fisin Rraja u arrestuan mëngjesin e sotëm nga policia.

Ata janë identifikuar si: L. Rr., D. Rr., H. Rr., dhe A. Rr.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/07/2023 03:05

    Dy dite per te ngritur postblloqe?! Shume <<shpejt>> u kujtuat,te pakten a i percollet me tufa lulesh te arratisurit?

    Përgjigju
  • Matrix: 08/07/2023 22:45

    Kto viktima po te ishin ne elbasan Sueli do i shkrinte per 24 ore, po kan gjet njerez pa gjak e guxim anej nga kruja dhe kan bo ca kan dash

    Përgjigju
    • mar mar: 09/07/2023 09:01

      Ahahaahahahah nuk i njeh njerzit ti jo

  • Ardi Pollo: 08/07/2023 18:02

    Kafshë e qelbur

    Përgjigju
  • ALB Patriot: 08/07/2023 17:41

    "Ne ecim perpara / perpara gjithmon' / se prin fitimtare / Partia e jon'!

    Përgjigju
  • ><_/: 08/07/2023 16:41

    Kta rrezikt i prishen pun vedit budallat nese des nej njani prej te plagosunve tapo hyn ne gjak per tan jeten edhe guroren ja u sequestro SPAKU.

    Përgjigju
  • Ky ishte grusht shteti: 08/07/2023 15:53

    Alla Prigozhin

    Përgjigju
  • Oficeri: 08/07/2023 15:33

    Me coni mua nja 1 muaj shef policie ne kruje Dhe do na urojne nena e prinder e njerez te mire.. Respekt

    Përgjigju
  • Shoqata Rilindiote “Rrahja”: 08/07/2023 15:24

    Foto Kujtim per te tallur Carin me popullin! Per nje jave do dalin prap

    Përgjigju
    • Ai është dorëzuar: 08/07/2023 16:15

      Por po i bëjnë prova aktrimi se çfarë të thotë në media kur ta deklarojnë të kapur që të mos e dëmtojë Ramën se kuptua që ishte puç i organizuar nga strukturat e policisë.

  • Grupi: 08/07/2023 15:10

    Po fytyrat perse ja mbuloni? Ata meritojne te linçohen dhe rrihen publikisht. Te shohim do i denojne apo show.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kthimi i tatimit të parapaguar për profesionet e lira, Tabaku: Fitore e PD dhe e tyre përballë një shumice arrogante, të bashkuar triumfojmë 

Kthimi i tatimit të parapaguar për profesionet e lira, Tabaku: Fitore e PD dhe e tyre përballë një shumice arrogante, të bashkuar triumfojmë