Dhuna, Braçe: Jam i shokuar nga
policia, pamjet filmike e rrëzojnë

Dhuna, Braçe: Jam i shokuar nga<br />policia, pamjet filmike e rrëzojnë
Erjon Braçe, njëri nga tifozët e ekipit të Partizanit reagon pas dhunës në Elbasan në ndeshjen me Skënderbeun duke deklaruar se çdo shkop mbi tifozët është një faj i rëndë dhe se këtë e ndjej në kurrizin tim si ju, thotë deputeti.
 
Ndërsa përsa i përket deklaratës së policisë që theksonte se tifozët po tentonin që të futeshin në fushë, Braçe deklaron se jam i shokuar, pasi pamjet filmike, rrëzojnë plotësisht deklaratën e policisë.

 
E para, a s’më duhet respekti për vete kur rrihni njerëzit e mi!
 
E dyta, bëni ç’të doni PARTIZANIN NUK E MUNDNI DOT!
 
As në fushë e as jashtë saj. Sistemi deri këtu do arrij-të ndalë Partizanin, kurrë ta mposhtë atë.
 
Hoxha, Batha, Trashi, Krasniqi, Vila, Fejzullahi, keni qenë fantastik sot së bashku me Kalarin, Torassën, Ramadanin, Ekuban.
 
Luftëtarë! Të pamposhtur!
 
Ju faleminderit të gjithëve për çka bëtë në fushë sot dhe jo vetëm.
 
Çdo sharje ndaj jush ishte një turp, çdo padrejtësi ndaj jush ishte një skandal!
 
E ndjej në lëkurë siç ju!
 
“Ultras Guerrils” çdo shkop mbi ju është një faj i rëndë; e ndjej në kurrizin tim siç ju.

Edhe një herë për; Ndërhyrjen e dhunshme të forcave speciale të policisë dje, në sektorin e tifozëve të Partizanit.

Po lexoj deklaratën zyrtare të policisë dhe vijoj të jem i shokuar. Pamjet filmike, rrëzojnë plotësisht deklaratën e policisë, nga aksioni i ndërprerë deri tek vajza që ka humbur ndjenjat prej emocioneve!!
 
Po ç’rëndësi ka, këtu gënjeshtra të nxjerr vazhdimisht nga sikleti.
 
Kam një thirrje për të gjithë ata që ishin dje në C2:
 
Dëshmoni këtu për gjithë çfarë ndodhi në tribunën ku ju ishit!!" shkruan Braçe.


 
 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm