Dhuna/ Deklarata e çuditshme e Avokates së Popullit, Ballanca: Policia të vetëpërmbahet!

Dhuna/ Deklarata e çuditshme e Avokates së Popullit, Ballanca: Policia të vetëpërmbahet!

Dhuna e protestuesve të sotëm dhe Avokatja e Popullit Erinda Ballanca

Në një deklarate që nuk duket aspak e paanshme, Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, e ka vënë theksin e protestës së sotme të dhunshme në Kukës, te nevoja e policisë për t’u vetëpërmbajtur dhe jo te protestuesit e dhunshëm, që shkatërruan pasurinë publike dhe private sot në Kalimash.

Avokatja e Popullit e ka mbajtur këtë qëndrim, edhe pse sot, gjatë dhe pas protestës asnjë nga protestuesit nuk ka raportuar apo është ankuar për tejkalim të forcës Balanca, gjithashtu, i ka bërë një thirrje me nuanca politike qeverisë, që të mos marrë vendime, që sipa saj mund ta shtyjnë popullin drejt dhunës.

Lidhur me dhunën e ushtruar nga protestuesit, Ballanca është mjaftuar të thotë se protesta është e drejtë e kujtdo, por se ajo nuk duhet tejkaluar në dhunë në asnjë rast. 

Ballanca ka qenë avokatja e vjehrrit të Lulzim Bashës në gjyqin në gjykatën e Strasburgut për shembjen e pallatit famëkeq në Vlorë nga ana e qeverisë.

Në të kaluarën Ballanca ka qenë avokate e Sali Berishës në një gjyq për shpifje.

Në të shkuarën, për të janë ngritur hije të forta dyshimi edhe për pastrimin e parave.

Deklarata e plotë e Avokates së Popullit

Institucioni i Avokatit të Popullit po i ndjek me shqetësim zhvillimet e ditës së sotme ku gjatë protestës së qytetarëve kundër një tarife që ata e gjykojnë të padrejtë, ka pasur përplasje me policinë.
Është një e drejtë e padiskutueshme e çdo qytetari ajo për t’u organizuar dhe kundërshtuar vendime të padrejta apo të debatueshme të autoritetit qeverisës.

Megjithatë, dhuna si mjet kundërshtimi ndaj një padrejtësie duhet shmangur në të gjitha rrethanat.

Gjithashtu Avokati i Popullit thekson nevojën për përgjegjshmëri dhe vetëpërmbajtje edhe nga ana e organeve të ruajtjes së rendit, duke konsideruar se përgjigjja me dhunë ndaj dhunës, prodhon vetëm spirale të pafundme dhune.

Ekspertë të Avokatit të Popullit, gjithsesi do të hetojnë me kujdes në ditët në vijim të gjitha procedurat e ndjekura nga autoritetet policore gjatë zhvillimit të protestës së sotme, për të verifikuar çdo tejkalim kompetence apo shkelje të manualëve të sjelljes së policisë kundrejt qytetarëve protestues.

Çështja e vendosjes së një tarife mirëmbajtjeje për Rrugën e Kombit është prej disa ditësh objekt i një hetimi administrativ nga ana e Institucionit të Avokatit të Popullit.
I gjithë procesi i vendimmarrjes për tarifimin e një segmenti rrugor kombëtar dhe administrimin e tij nga një kompani private, do t’i nënshtrohet një shqyrtimi të hollësishëm për të parë nëse kemi në këtë rast shkelje të të drejtës universale të njeriut për lëvizjen e lirë, nëse ka shkelje të principeve të barazisë, nëse ka ngarkim të dyfishtë apo të trefishtë të qytetarëve me pagesa për të njëjtin shërbim, apo nëse konstatohen shkelje të tjera të të drejtave të njeriut, ashtu sikurse po referohet nga ankesat e qytetarëve.

Institucioni i Avokatit të Popullit gjithsesi vlerëson se sikundër është e këshillueshme që qytetarët të shmangin dhunën në shprehjen e pakënaqësisë së tyre ndaj çdo lloj padrejtësie, po ashtu është krejtësisht e mundshme që autoritetet ligjvënëse të shmangin vendimet që i shtyjnë qytetarët drejt dëshpërimit dhe akteve të tij.

Gjithashtu prania në ligjërimin publik politik, e etiketimeve fyese dhe denigruese ndaj qytetarëve protestues, si dhe gjuha e urrejtjes e manifestuar publikisht, i shërben vetëm nxitjes së acarimeve të mëtejshme dhe nuk kontriubuon aspak për zgjidhjen e situatës.

Duke u bërë edhe një herë thirrje të gjitha palëve të përfshira në këtë ngjarje, për të ulur tensionet dhe për të eksploruar me dialog dhe respekt të ndërsjelltë të gjitha rrugëdaljet ligjore, Institucioni i Avokatit të Popullit garanton qytetarët se do të jetë në mënyrë të palëkundur në krah të interesit të tyre publik në çdo rast.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 01/04/2018 13:37

    Ngjaria ne Kukes tragjike.Keto grupe kriminale te frymezuar dhe drejtuar nga Berisha, Basha, Vasili dhe Kryemadhijane rrezik per popullin dhe Shqiperin.Keto jane grupe paramilitare te paguar me lek, mbeshtetur me thirrjen armiqesoe dhe nxitjen e agentures serbe e kosovare bejne rrezik per vendin. Nuk duhet pritur vetingu,por prokuroria te fus ne burg kriminelat dhe frymezusit e ketyre krimeve.Veproni me energji dhe sa me shpejt se me pas do te jete von per popullin dhe vendin.

    Përgjigju
  • Tony: 01/04/2018 09:17

    Kjo është e korruptuar e tëra, si dhe e larë nga BASHA me schampo degjenerim total...!!! Futeni në veting dhe do e shofim të gjithë se kush është kjo zonjë aq e dashur për PD dhe kreut të saj!

    Përgjigju
  • tir: 01/04/2018 05:03

    E. Ballanca... Turpi i Qeverise Rama qe vuri si avokate populli nje femer te tille qe nuk e pranoi as burri i saj per grua, jo une si avokate te popullit. Vettingu te zbardh pislleqet e saj ndaj popullit ne Strasbug. Shoqja e Argites dhe e Lulit.

    Përgjigju
  • Dolivici I droguar: 01/04/2018 03:16

    Bravo z ballanca per opinionin si AVUKATI I popullit

    Përgjigju
  • aaa: 01/04/2018 01:29

    Duhet thene se rruga eshte pasuri e te gjitheve per me teper e atyre qe ju eshte zene. Mendoni se sa cmenduri do ishte qe projekti TAP te kalonte linjen ne Shqiperi dhe mos tju paguante gje shqiptare ne tokat e te cileve po vepronte. Ka dhe nje te keqe te madhe se kjo taks qe mbrohet dhe kerkohet nga qeveria, se koncesionari deri tani nuk eshte bere I gjalle, mesa duket do merret nga shteti qe dikur Edi Rama por dhe sot Sali Berisha por dhe Kontrolli Larte I Shtetit pohojne se jane keqperdorues qe nuk pergjigjen ndonjehere. Nuk kuptoj pse ne postet e kalimit nuk ka punonjes te koncesionarit por vetem police qe vertet nuk mund te sqarojne njerzit bile perkundrazi I acarojne duke ju bere karshillek me armet dhe uniformen e paguar nga populli.

    Përgjigju
  • Viçidoli Dixhital: 31/03/2018 23:00

    Kjo asht ndrikulla eme. Hej ta lumsha moj cuce.

    Përgjigju
  • Agim Aleksi: 31/03/2018 22:29

    Sigurisht Avokate ti je ne vendo e gabuar,ne Zyre e gabuar,por duro edhe pak!Mendoj qe diploma e jote te eshte dhene ne menyre te gabuar ashtu si dhe zyra,por jam i sigurt qe do ti kesh perkohesisht!Mban pozicion partiak qe s'ka te beje aspak me drejtesine!

    Përgjigju
  • Fredi: 31/03/2018 21:33

    Kjo nuk eshte avokatja e popullit dhe as i imja! Kjo eshte avoktja e Bashes dhe Familjes Isufi. Mallkuar Edi Rama qe beri kete ku**e plak avokate te popullit per ti bere qefin mashtruesin Basha. Mos bej me pazare dhe pakte me djajte Z. Rama se po e paguajme ne ne kurriz.

    Përgjigju
    • Ilir detari: 01/04/2018 14:17

      Ke apsolutisht te drejtevor mik

  • Lavdosh: 31/03/2018 21:32

    Besnike gjer ne vdekje te PD-se dhe rrumpalle Sali Ram Berishes. Avokatja e Popullit duhet te jete avokate e te gjitheve dhe jo e banditeve te PD-se. Politike e ndyre per te krijuar destabilitet tani qe Shqiperia eshte nje hap larg Europes. Sa keq e katandisi kete vend PD dhe Berisha

    Përgjigju
    • aferdita: 31/03/2018 22:15

      cfare eb vukate je ti moj peshtire Avokati duhet te mbroj te drejtat te mbroj ligjet ne fuqi me sa mend mbron uliganet qe prishin pasurin e popullit godasin policin Ti duhet te shkosh para drejtesis te japesh llogari qe je perkrahse dhe pa frik je nxitese e kesaj kesaj proteste te turpshme Z.xhafa Z.Kryeprokurore ne mynyre imedjate te hapen proces gjygjesore per avukate e popullit qe e nxit kete protest te dhuneshme Dhe fajson Policine e shtetit qe ishin dhe jane ne krye te detyres Duhet me njeher te merren masa urgjente per te gjitha ato que bejne dhe kane bere thirje per dhune per keto ka matriale te bollshme si ne parlamen dhe jashte saj Te mbajne pergjegjesi te plote Koha nuk pret z.prokurore Ne cdo vend te botes paguan per rrugen Te ti sqaroi z. lulzim basha qe shkon cdo jave jasht shtetit Apo i ka zene frika se e dine veten se ku jane Kjo e sotmja ishte ne turp i vertet Cdo njeri qe ka makine ne dispozicion ka 5 ero per te kaluar Kur nuk ke shko ne autobus Ato vepruan dhe ato qe i nxisin te shkojne menjhere para drejtesis Ne cdo vend te botes kur kundershton policin menjere ne pranga kur e qellon. Polici ka te drejte te qelloi dhe te asgjesoj se eshte ne krye te detyres

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër