Skandali/ Avokatja e Popullit
pastroi para në aferën “ARMO”
Erinda Ballanca, Avokatja e re e Popullit ka një të shkuar me të vërtetë të turbullt. Një ditë pas emërimit të saj në këtë detyrë me propozim të Partisë Demokratike, dalin fakte të reja që vërtetojnë përfshirjen e Ballancës në një prej aferave më të pista të ndodhura në Shqipëri gjatë 25 viteve të fundit.
Erinda Ballanca, Avokatja e re e Popullit ka një të shkuar me të vërtetë të turbullt. Një ditë pas emërimit të saj në këtë detyrë me propozim të Partisë Demokratike, dalin fakte të reja që vërtetojnë përfshirjen e Ballancës në një prej aferave më të pista të ndodhura në Shqipëri gjatë 25 viteve të fundit.
Një artikull i publikuar në 9 prill 2013 nga Shqiptarja.com zbulon se Ballanca ishte emëruar në bordin e një kompanie fantazëm “offshore”, e cila sapo kishte blerë për 50 milionë dollarë 85% të aksioneve të “ARMO”-s nga Rezart Taci. Lexo më shumë në http://shqiptarja.com/m/home/firma-misterioze-blen-armo-ja-si-do-paguajne-50-mln--euro--171023.html.
Në fakt, kompania “Heaney Asset Corp” u krijua në Ishujt Virxhin, vetëm disa javë përpara blerjes së “ARMO”-s. Menjëherë pas këtij transaksioni, “ARMO” u la të falimentonte, por Ballanca fitoi shumë të rëndësishme financiare, duke përfaqësuar interesat e kompanisë fantazmë.
I njëjti shkrim zbulon se Avokatja e Popullit ishte përfshirë një vit më parë edhe në aferën e grabitjes së një shume prej 75 milionë eurosh, nga ana e disa investitorëve azerë. Të dy këto operacione dyshohen se kanë qenë në fakt megaafera të pastrimit të parave të qeverisë së kaluar nga ana e Rezart Taçit.
Përtej këtyre fakteve, është e njohur se Ballanca është një person që ka lidhur karrierën e saj që prej fillimit me Partinë Demokratike. Jo rastësisht, ajo mbrojti vjehrrin e Bashës, në momentin kur INUK vendosi për prishjen e pallatit që ai po ndërtonte në mënyrë të jashtëligjshme në bregdetin e Vlorës. Ndërkohë, në 2014-n, Avokatja që do të jetë personalisht e përfshirë në zbatimin e vetingut, kundërshtoi reformimin e KLD-së, duke u bërë një pengesë për disa muaj në zbatimin e reformës në drejtësi.
Në emërimin e Ballancës si Avokate të Popullit, Partia Demokratike zhbëhu me një të rënë të lapsit një praktikë të suksesshme të iniciuar nga Partia Socialiste në vitin 2012, kur ajo në opozitë hapi një konkurs mbarëkombëtar, nga i cili mes shumë emrave u përzgjodh kandidati fitues./Lexo.al
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
75%
-
Pak
19.3%
-
Nuk kam mendim
5.7%
Vota total: 140
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PD dhe SPAK heshtin, por pse nuk u mor nën hetim Erinda Ballanca (ashtu siç bënë me Klotilda Bushkën)
13 Shkurt, 20:43
-
Arrestimi i Ilir Metës/ Xhixho: Vilson Bala që e rrëmbeu, do drejtojë Policinë e Tiranës! Ballanca: Avokati i Popullit ka nisur hetimet, na ka shqetësuar rasti
13 Nëntor 2024, 13:03
-
Pakti për emigrantët/ Bardhi: Marrëveshja tani e pazbatueshme! Ballanca: Kemi detyrimin të mbikëqyrim të drejtat e njeriut brenda kampit, koordinim me italianët
13 Nëntor 2024, 12:28
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Fredi Belerit s’iu dha leje për tu betuar si kryebashkiak i Himarës, Avokatja e Popullit: Duhet të propozohen ndryshime në ligj
18 Korrik 2024, 17:23
-
‘Ligjet’, Avokatja e Popullit: Në burgje ushqimi i pamjaftueshëm! Të dënurit në '41 bis' humbën nga 10 kg
21 Maj 2024, 11:21
-
Dy vite pa mandat, Avokati i Popullit mbetet peng i politikës! Asnjë iniciativë nga PS e PD, burime nga palët: Jo diskutim konkret
22 Prill 2024, 20:55
-
Tentativa për të infiltuar të besuarën në drejtësi, Avokatja e Berishës çon në Kuvend emrin e ortakes së Ismail Mulleti! Reagon Avokati i Popullit
1 Shkurt 2024, 18:14
-
Tentativa për të infiltuar të besuarën në drejtësi/ Avokatja e Berishës çon në Kuvend emrin e ortakes së Ismail Mulletit që i dha Shkëlzenit 350 mijë €
30 Janar 2024, 18:55
-
Investigimi/ Familja Berisha tenton të infiltrojë të besuarën në drejtësi! Ortakja e Ismail Mulletit, që i dha Shkëlzenit 350 mijë euro, kalon fazën e parë për në KLGJ e KLP
14 Dhjetor 2023, 17:04
-
Marrëveshja për emigrantët me Italinë, avokatja e Popullit: Duam më shumë staf për të monitoruar garantimin e të drejtave për azil
22 Nëntor 2023, 12:04
-
Bardhi i shkarkuar nga Basha i nis letër Nikollës: PD gati për dialog me PS-në për Avokatin e Popullit! Të ndërtojmë proces transparent
15 Shtator 2023, 14:16