Dhuna dhe ndërprerja e ndeshjes Shqipëri - Poloni, policia procedon penalisht 6 tifozët

Dhuna dhe ndërprerja e ndeshjes Shqipëri - Poloni, policia procedon penalisht 6 tifozët

Tifozët dhe flakadanët në stadium

Policia e Tiranës bën me dije se janë proceduar penalisht gjashtë tifozë për shkak të veprimeve të dhunshme, gjatë dhe pas ndeshjes mes Shqipërisë dhe Polonisë e vlefshme për Euro 2024 dhe zhvilluar të dielën që kaloi në Tiranë.

"Ushtruan veprime të dhunshme, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Shqipëri-Poloni, identifikohen dhe procedohen penalisht 6 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Shqipëri - Poloni, të zhvilluar më datë 10.09.2023, në stadiumin “Air Albania”, kanë identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat, 6 shtetas që hodhën flakadanë në fushë dhe ushtruan veprime të dhunshme", njofton policia.

Blutë e kryeqytetit tregojnë se materialet i janë referuar Prokurorisë për nisjen e procedimit penal. Gjithashtu po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në aktet e dhunës dhe hedhjes së flakadanëve në fushë.

"Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurori ku ka nisur procedimi penal për shtetasit G. Ll., R. G., E. H., A. D., B. M. dhe G. Ç. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe shoqërimin e shtetasve të tjerë që kanë ushtruar veprime të kundërligjshme gjatë aktivitetit sportiv. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme", bën me dije policia.

Kujtojmë se në fillim të ndeshjes tifozët shqiptarë hodhën flakadanë në fushë, ndërsa ata polakë u përleshën me policinë dhe hodhën sende të forta në drejtim të kuqezinjve. Pas ndeshjes në rrugët e Tiranës pati edhe përleshje të lokalizuara mes tifozëve, por pa dëme për jetën.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi