Dhuna e policëve në Korçë, Tahiri:
Autorët do të mbajnë pëgjegjësi!

TIRANE - Edhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar pas videos së publikuar ku policia e Korçës dhunon një të ri, ndërsa zëvendësdrejtori i policisë Arben Hyseni nuk merr asnjë masë edhe pse është i pranishëm.
 
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministri Tahiri ka falenderuar qytetarët për denoncimin, duke shtuar se kështu edhe Policia e Shtetit bëhet më e pastër nga abuzuesit. Tahiri nënvizon se autorët do të mbajnë përgjegjësi një për një për abuzimin me detyrën.
 
"Kur publiku ndihmon me denoncime, video, foto, sms, bejme bashke Policine e Shtetit me te paster nga abuzuesit dhe te korruptuarit. Nje telefon mund te kthehet ne arme per te luftuar korrupsionin, abuzimin dhe shkeljet ne detyre. Ndaj punonjesit e shfaqur ne filmimet e qytetareve, do mbajne pergjegjesi nje me nje per abuzimin me detyren. Faleminderit qytetareve qe i filmuan! Faleminderit medias qe i publikoi. Policine qe duam, e bejme bashke." shkruan Tahiri

tahiri fb

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet

Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet