Dhuna, Flamur Noka thirrje Ramës: Mos guxo të provokosh qytetarët

Pas dhunës në protestën e Rrugës së Kombit, deputeti i PD zgjedhur në Kukës, Flamur Noka i bën thirrje Ramës që mos guxojnë të provokojnë qytetarët, sepse sipas tij zemërimi i tyre do t’i marrë përpara.

Ai thotë se qytetarët e revoltuar nga taksa nuk janë kriminelë. “Gjendja në Kukës zgjidhet duke hequr tarifën grabitqare të Rrugës së Kombit dhe jo duke kërcënuar me më shumë policë dhe më shumë dhunë” deklaron ai.

Nga protesta në Kukës 13 policë dhe disa qytetarë u plagosën, ndërsa pritet që të arrestohen autorët e dhunës.

Qytetarët e Kukësit dhe zonave përqark janë të revoltuar dhe po ngrenë zërin për dënimin që u ka bërë qeveria duke u vënë taksë për rrugën nga e cila varet mbijetesa e tyre.

Ata janë qytetarë të varfër që po ngrenë zërin për jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre, janë sipërmarrës të vegjël nga Shqipëria dhe Kosova, që janë viktima të korrupsionit qeveritar.

Por Fatmir Xhafaj, vëllai i trafikantit ndërkombëtar të kokainës Agron Xhafaj, i akuzoi ata sot si njerëz të krimit.

Banorët e varfër të Kukësit janë kriminelë? Sipërmarrësit e vegjël janë kriminelë?

Deklarata kërcënuese e Xhafajt është provokimi ulët dhe malinj ndaj qytetarëve të ndershëm. Fatmir Xhafaj nuk tremb dot njeri, sepse njerëzit e ndershëm nuk tremben nga qeveritarët e korruptuar dhe të inkriminuar që vjedhin dhe grabisin.

Me policë nuk mbrohet dot vjedhja se do të jenë policët të parët që do t’i braktisn Xhafajn, Ramën dhe hajdutët e tjerë. Detyra e policisë është të mbrojë qytetarët dhe jo vjedhjen.

Gjendja në Kukës zgjidhet duke hequr tarifën grabitqare të Rrugës së Kombit dhe jo duke kërcënuar me më shumë policë dhe më shumë dhunë.

Sot eshte koha te shfuqizohet menjeherë tarifa e Rrugës së Kombit e cila duhet të paguhet nga fondi prej 200 milionë euro qe u merren shqiptarëve çdo vit me taksën e qarkullimit.

Kërcënimet e Edi Ramës dhe bandës së tij grabitqare nuk trembin askënd.

I bëjmë thirrje të mos guxojnë të provokojnë më tej qytetaret, sepse zemërimi i tyre do t’i marrë përpara.

Deklaratë e deputetit Flamur Noka

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besford këlluf gjoleka: 31/03/2018 19:08

    Shikojeni këtë spiunine udbs si ngrefet për malokët kriminel qe kan qelbur Shqiprin e tani duan ta shkatrojn fare po fajn e ka Edi Rama që sju tregon vëndin shpellarve

    Përgjigju
  • Asim: 31/03/2018 18:33

    Kto jane ato skenaret qe i dini mire ju. Fut 10 veta qe te bejn gjullurdi. Jepi nga 1000€ dhe rrini te qet se do e bejn ata zullumin.

    Përgjigju
  • Erik: 31/03/2018 18:17

    T'u ngjallen morrat ty zhuls i Serbise?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë