Dhuna në Elbasan, 7 të shoqëruar,
2 policë të lënduar, 2 tifozët lënë spitalin

Dhuna në Elbasan, 7 të shoqëruar,<br />2 policë të lënduar, 2 tifozët lënë spitalin
Shtatë persona janë shoqëruar në Komisariatin e Elbasanit pas incidenteve mbrëmjen e djeshme në stadiumin ‘Elbasan Arena’, 2 punonjës policie kanë mbetur të lënduar nga përplasja me mjete të forta, ndërsa dy tifozët e Partizanit janë jashtë rrezikut, pasi pas mjekimit kanë lënë spitalin.
 
Sipas policisë së Elbasanit gjithçka ka nisur në minutën e 80, kur rreth 670 tifozë  të  Partizanit  të dislokuar në pjesën C3 të stadiumit kanë tentuar që të futen në fushë dhe thyen stolat, pasi arbitri i dha karton të kuq njërit prej lojtarëve të kuq.
 
Tifozët filluan të hidhnin në fushë  fishekzjarrë, kapsolla dhe  lëndë piroteknike.  Janë këshilluar disa herë me foni nga  drejtoria e Stadiumit për mospërdorimin  e sendeve të ndaluara,  të sharjeve dhe ofendimeve  karshi tifozëve të Skënderbeut.
 
Pas daljes me karton të kuq të lojtarit të Partizanit (Kalari)  tifozët e Partizanit,  thyen stolat dhe  tentuan të kalonin rrethimin me qëllim që të futeshin  në fushë.
 
Forcat e policisë  të dislokuara në  këtë sektor sipas planit të masave kanë  vepruar konform procedurave standarde  sipas instruktazhit të  dhënë duke mos lejuar tifozët të futeshin në fushë.
 
Tifozët kanë vazhduar me thyerjen e stolave duke goditur punonjësit e policisë.
 
Nga këto veprime, janë dëmtuar dy punonjës policie si dhe janë thyer  pajisjet mbrojtëse të shërbimit të tyre.
 
Kjo situatë, ka zgjatur rreth 10 minuta
” thotë policia e Elbasanit.
 
Përsa i përket të lënduarve nga përplasja, policia deklaron se një 24-vjeçar është dëmtuar lehtë nga hedhja e stolave dhe pas mjekimit është larguar për në shtëpi jashtë rrezikut.
 
Ndërsa tifozja 18-vjeçe e të kuqve që bëri xhiron e rrjeteve sociale gjatë dërgimit me barrelë në spital, sipas policisë nuk ka pasur asnjë dëmtim, por humbja e ndjenjave erdhi si pasojë e gjendjes së rënduar emocionale.
 
Por trazirat nisën pa filluar ende ndeshja në Elbasan, policia ka proceduar dy persona në gjendje të lirë, pasi kanë thyer xhamat e autobusit ku po udhëtonin tifozët e Skënderbeut.
 
 
Deklarata e policisë

Bazuar në shkresën e Futboll Klub Partizani nr. 389, datë 27.10.2016, për marrjen e masave, për garantimin e sigurisë të ndeshjes kombetare të futbollit, për Kategorinë Superiore midis ekipeve të  “K.F. Partizani”, dhe “K.F. Skënderbeu”, që do të luhej më datë 30.10.2016, ora 17:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, ju informojme se:

Drejtoria Vendore  e Policisë Elbasan hartoi  planin e masave për  sigurimin e rendit e të qetësisë për zhvillimin normal të ndeshjes kombetare të futbollit, ndërmjet ekipeve “K.F. Partizani”  -  “K.F. Skenderbeu.

Sipas njoftimit të dhënë  më parë për  shtyp, nga ana jonë janë bërë publike  masat qe do te merreshin nga Policia.

Gjatë  ardhjes së tifozëve të Korçës me autobuz, në orën 16:35, në  Unazën e qytetit është qëlluar me sende të forta autobuzi me targa KO 1750 B, ku  është thyer një xham.

Efektivat e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e mëtejshëm  dhe kanë kryer veprimet  e para hetimore dhe proçeduriale, ku kanë identifikuar dy autorët të cilët janë proçeduar penalisht në gjëndje të lirë

Gjatë zhvillimit të pjesës së parë të ndeshjes, nuk pati probleme.
Në minutën e 80, rreth 670 tifozë  të  Partizanit  të dislokuar në pjesën C3 të stadiumit, filluan të hidhnin ne fushe  fishekzjarre, kapsolla dhe  lëndë piroteknike.  Janë këshilluar disa herë me foni nga  drejtoria e Stadiumit për mospërdorimin  e sendeve të ndaluara,  të sharjeve dhe ofendimeve  karshi tifozëve të Skëndërbeut.

Pas daljes me karton të kuq të lojartit të Partizanit,  tifozët e Partizanit,  thyen stolat dhe  tentuan të kalonin rrethimin me qëllim që të futeshin  në fushë.

Forcat e policisë  të dislokuara në  këtë sektor sipas planit të masave kanë  vepruar konform proçedurave standarte  sipas instruktazhit të  dhënë duke mos lejuar tifozët të futeshin në fushë. Tifozët kanë vazhduar me thyerjen e stolave duke goditur punonjësit e policisë. Nga këto veprime, janë dëmtuar dy punonjës policie si dhe janë thyer  paisjet mbrojtëse të shërbimit të tyre. Kjo situatë, ka zgjatur rreth 10 minuta.

Punonjësit e policisë, kanë dalë në rrethimin e jashtëm duke krijuar një perimetër dhe pas komunikimit të vazhdueshëm, u bë normalizimi i situatës dhe vazhdimi i ndeshjes deri në përfundim të saj.

Nga ana e policisë, janë kryer veprimet proçeduriale, janë shoqëruar 7 shtetas në Komisariat, ndërkohë vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë

Mbi bazën e deklarimeve  të marra, sqarojmë se shtetasi F.B, 24 vjeç, banues në Tiranë  është dëmtuar lehtë nga stolat e hedhur nga pjesa tjetër e  tifozerisë

Ndërsa shtetasja T.T, 18 vjeçe, banuese në Tiranë, nuk ka patur asnjë lloj dëmtimi por gjëndje të rënduar  emocionale.

Pas kontrollit mjekësor të dy shtetasit, janë larguar pa probleme në banesë

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan po vazhdon punën për kryerjen e veprimeve  në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Materialet do ti kalojnë  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime të mëtejshme për veprat penale  “Shkatërrim Prone” , “Prishja e qetësisë publike”  dhe"Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”,parashikuar nga nenet 150, 274 dhe 236/1  të  Kodit Penal.
                #  # #



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm