Dade përshëndeti edhe retorikën e qeverisë maqedonase në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, ndërsa theksoi se bashkëpunimi rajonal është nga kushtet per integrim te rajonit ne BE.
Ndërkaq Dade dënoi edhe incidentet në veri të Kosovës.
“I kërkojmë autoriteteve te veprojnë për të zbatuar ligjin. Cdo përpjekje për destabilizim,është e dështuar. U bëj thirrje ndërkombëtarëve e autoriteteve serbe të bashkëpunojnë me qeverinë e Kosovës në zbatim të ligjit dhe cuarjes përpara të proceseve integruese që janë në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës.”-përfundoi deklaratën e saj deputetja e PS, Arta Dade.