TIRANE - Komisioni Kombëtar Kundër Dhunës në Sport, është mbledhur sot, nisur nga dhuna e ushtruar në ndeshjen e kampionatit Kombëtar Vllaznia-Tirana, ndërsa ka rekomanduar një sërë ndryshimesh lidhur me masat për ngjarje të tilla.
Përmes një komunikate për shtyp, evidentohen 4 propozime për forcimin e masave ndaj shfaqjeve të dhunës nëpër ambientet sportive në vend. Kështu mes propozimeve Komisioni Kombëtar Kundër Dhunës në Sport kërkon ndërhyrje në kuadrin ligjor për ashpëqrsimin e masave, që mund të shkojnë nga gjobë deri në ndjekje penale.
Po ashtu kërkohet forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit, Federatave Sportive, klubeve dhe pushtetit vendor. Po ashtu Komisioni kërkon edhe forcimin e masave të sigurisë në ambientet sportive.
Një tjetër pikë e propozuar është edhe ajo e krijimit të një zyre që të monitorojë tifozët , marrëdhëniet midis tyre, dhe evidentimin e personave të dhunshëm.
Në mbledhjen e zhvilluar, krahas të tjerëve i pranishë ishte edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi.
Më poshtë të gjitha pikat e propozuara nga Komisioni Kombëtar Kundër Dhunës në Sport:
1. Ndërhyrje në kuadrin ligjor për ashpërsimin e masave ndaj shkaktarëve të dhunës si dhe ndaj organizatorëve për mosveprim të tyre. Kjo të shoqërohet me masat si më poshtë:
- për personat që prishin rendin dhe qetësinë në ambientet sportive me gjobë deri në 500.000 lekë.
- në raste të rënda edhe me ndjekje penale.
- ndalimi i hyrjes në të gjitha mjediset sportive për një periudhë jo më pak se 1 (një) vit.
2. Forcimi i bashkëpunimit midis Policisë së Shtetit, Federatave Sportive, klubeve dhe pushtetit vendor.
3. Forcimi i masave të sigurisë në mjediset sportive, të përmirësohet infrastruktura, personeli i sigurisë, vendosja e kamerave, detektorëve, etj.
4. Të krijohet një zyrë që të monitoroje tifozët , marrëdhëniet midis tyre, të skedojë elementet e dhunshëm në stadiume dhe me pas në bashkëpunim me policinë e shtetit të veproje për parandalimin e tyre
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com