Dhuna në stadium, Tifozët Kuqezi:
Me Gjeorgjinë i vutë kapakun!

Dhuna në stadium, Tifozët Kuqezi:<br />Me Gjeorgjinë i vutë kapakun!
Edhe pse ishte një ndeshje miqësore, takimi Shqipëri-Gjeorgji i luajtur në stadiumin “Qemal Stafa” u shoqërua me incidente. Grupimi “Tifozët Kuqezi” në shenjë proteste ndaj FSHF-së hodhi fishekzjarrë në fushë si dhe shpalosi një banderolë “Ku i keni tifozët?”, duke ironizuar me tifozët e pranishëm në ndeshjen Shqipëri-Serbi. Në një komunikatë të grupit “Tifozët Kuqezi”, ata shprehen se pas ndeshjes ka pasur dhunë, dhunë e cila sipas tyre ka nisur që me ndeshjen Shqipëri-Portugali.

Komunikata
 
Të nderuar tifoza,
Duke parë se dhuna, terrori dhe sjellja kafshërore e policisë dhe organeve të sigurisë ndaj Tifozave Kuq e Zi nuk kanë të ndalur, jemi të detyruar që të dalim më këtë komunikatë:
Ndeshja miqësore e ditës së hënë, mes Kombëtares tonë dhe Gjeorgjisë, i vuri kapakun një rutine kur për çdo ndeshje anëtarët tanë, do të dhunoheshin, burgoseshin dhe shtypeshin barabarisht.
Dhuna policore nuk është e tanishme, ajo ka nisur kaherë, madje ka kaluar nëpër disa etapa. Si fillimi i një organizimi skandaloz dhe paralajmërim i një terrori radikal që do niste, ishte ndeshja kualifikuese Shqipëri-Portugali. Aty u zhveshëm, na u hoqën simbolet tona kombëtare dhe nuk na u lejuan koreografitë dhe mjetet tjera tifozërike.
Më pas erdhi ndeshja “apokaliptike”, kundër Serbisë, ku të gjithë jemi të vetëdijshëm për atë çfarë ndodhi aty, qysh prej trajtimit para portave hyrëse të stadiumit, ndalimin e veshjeve me figura kombëtare e deri te mbushja e stadiumit me tifozë me kollare.
Ne pas secilës ndeshje të sipërpërmendur, kemi reaguar nëpërmjet komunikatave tona publike, përmes kanaleve private me zyrtarë të FSHF-së por edhe me zyrtarë të policisë së shtetit. Asnjëra nga këto nuk u mor kurrë seriozisht.
Avazi vazhdoj, edhe në ndeshjen miqësore me Gjeorgjinë, pavarësisht marrëveshjeve paraprake me FSHF-në si organizatore e ndeshjes na u ndalua koreografia që I kushtohet anëtarit tonë Ismail Morinës (Ballistit).
Koreografia, me mesazhin "Prezent" nuk përmbante asnjë mesazh racist ose ndonjë mesazh tjetër që është i ndaluar me rregullat e UEFA-së dhe me ligjet e shtetit shqiptar, për më tepër për protagonistin në fjalë nuk ka një vendim gjykate të formës së prerë.
Gjithë këta faktorë para dhe gjatë kësaj ndeshje neve na shtynë që të protestojmë dhe në shenjë proteste hapëm një mesazh me mbishkrimin “Ku i keni tifozët” duke aluduar në “ tifozët me kollare”. Mesazhi u dha, dhe anëtarët tonë bashkë me përfaqësuesit filluam të dalim jashtë stadiumit.
Gjithashtu, një mesazh në gjuhën frenge "La liberté ne meurt pas par les balles, l'Albanie avec la France!" (Liria nuk vdes nga plumbat" ShqipniameFrancen) për ngjarjet e fundit në Paris.
Tek porta D1, në dalje, anëtarët tanë janë tërhequr zvarrë, janë rrahur brutalisht madje dhe janë shoqëruar 6 prej tyre në komesariat. Gjatë gjithë rrugës, por edhe në godinën e komesariatit të arrestuarit janë maltretuar, janë fyer në baza familjare dhe janë goditur në mënyrat më të dhunshme.
Gjatë gjithë këtyre ngjarjeve, FSHF nuk del e amnistuar, pasi si bartëse kryesore e organizimit çdohere për punën e koreografisë, dhe banderolave të tjera luan ping-pong me policinë e shtetit, duke hedhur fajin te njëra tjetra, dhe asnjëherë takim trepalësh, TKZ-Federatë-Polici.
Kërkojmë nga organet përgjegjëse që të merren masat ndaj policëve që kanë dhunuar shokët tanë, të cilët janë lehtë të identifikueshëm nëpër pamjet filmike, gjithashtu edhe FSHF-ja të marrë përgjegjësit e veta si organizatore kryesore e ndeshjes.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën