Dhuna ndaj arbitrit, FSHF: Nëse policia nuk kthehet në stadiume, ndërpresim kampionatin
Nëse Policia e Shtetit nuk rikthehet në stadium dhe nëse nuk merren masat për mbarëvajtjen e garës atëherë kampionati shqiptar do të ndërpritet dhe gara do të mbyllet. Shoqata: Po rrezikohet jeta e arbitrave, bojkot nëse nuk merren masa.
Nëse Policia e Shtetit nuk rikthehet në stadium dhe nëse nuk merren masat për mbarëvajtjen e garës atëherë kampionati shqiptar do të ndërpritet dhe gara do të mbyllet. Ndërkaq arbitrat kërcënojnë me bojkotim të aktiviteteve futbollistike në vend.
Pas dhunës të ushtruar ditën e djeshme në ndeshjen Kamza-Laçi ndaj arbitrit Hamiti , Federata Shqiptare e futbollit ka dalë sot në një konferencë për shtyp duke kërkuar me ngul praninë e Policisë së Shtetit edhe në ambientet e brendshme të stadiumeve. Tahir Kastrati Kryetari i Shoqatës së Arbitrave ka thënë se rendi dhe siguria publike në stadium është detyre e policisë së shtetit dhe se arbitrave po iu rrezikohet jeta. Kastrati shkoi edhe më tej kur tha se nëse nuk merren masat e nevojshme atëherë arbitrat do të bojkotojnë aktivitet futbollistike në vend.
Në të njëjtën linjë dhe mjaft i ashpër ishte edhe Sekretari i përgjithshëm i FSHF-së Ilir Shulku i cili tha se shteti nuk ka marrë asnjë masë dhe ka shuar zërat për interpretim të ligjit duke qartësuar se rendi dhe siguria në stadiume është detyrë e Policisë së Shtetit. Shulku pret reflektim dhe shton se nëse nuk ndryshon diçka atëherë do të ndërpritet kampionati pasi në këtë situatë sipas Shulkut është e pamundur të vazhdohet.
G.M.//Shqiptarja.com
Komento
Komente
test: 04/03/2019 16:10
Nderpriteni! Nese nuk e administroni dot, jepni doreheqjen!
Përgjigju
Fredi: 04/03/2019 13:57
Na nevojitet shumë një Thaçer, vetëm ajo “pastron” mutërinë neandërtale!
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
T'i mbyllë
80.5%
Vendos filtra
16.5%
Nuk e di
3%
Vota total: 7735
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
Nderpriteni! Nese nuk e administroni dot, jepni doreheqjen!
PërgjigjuNa nevojitet shumë një Thaçer, vetëm ajo “pastron” mutërinë neandërtale!
Përgjigju