Dhuna ndaj arbitrit, Hoxha: FSHF-ja përgjegjëse, po i bën shantazh policisë, të ndërpritet kampionati

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në studion e Report Tv për të komentuar dhunën në ndeshjen Kamza-Laçi dhe dështimin e organizatorëve u shpreh se Federata Shqiptare e Futbollit është përgjegjësja kryesore. Ai tha se me ligjin e ri për sportin, policia nuk hyn në stadium, pasi kjo nuk ndodh në asnjë stadium të vendeve të BE-së. Policia private sipas tij nuk mund të garantonte sigurinë e ndeshjes me vetëm 12 punonjës, njëri prej të cilëve në fund të ndeshjes hapi portën, ç'ka solli hyrjen e tifozëve në fushë. Hoxha tha se kampionati duhet të ndërpritet menjëherë. 

"Kampionati jonë ngjan me vendet afrikane. Në momentin që ka ndodhur ngjarja, nuk mund te merremi thjesht me ngjarjen, por duhet të dimë shkaqet pse ka ndodhur ngjarja. Pse përfundoi një anëtar i FSHF, presidenti i Klubit, në person sot i arrestuar, i cili ka votuar për Dukën. Ne do t'i fshihemi të vërtetës nëse do fshehim faktet. Ngjarja e Kamzës u gatua kohë më parë, ishin përpjekur ta mbulonin, ta miklonin, nderkohe qe kemi një kampionat me shume halle të mëdha. Presidentët e klubeve flasin vete kohe pas kohe që ka trukime ndeshjesh, per arbitra te blere, per favore qe i ben federata ndaj klubeve te ndryshme. Te gjitha keto akuza te ndersjellta te cojne ne nje situate te tille. Arbitrat e ndeshjes ne Kamez paguan faturën që duhet ta paguanin të gjithë. Me vjen keq qe kjo u ndodhi atyre, dhe qe ata u bene viktima e dhunes qe duhet te godiste tjeter kend. Mosbindja civile qe po kerkon opozita me duket se është zbatuar ne kampionatin e futbollit. Dhuna kete radhe nuk erdhi as nga tifozet, as nga jashte stadiumit, as nga brenda fushes, erdhi nga tribuna VIP, ku aty zakonisht rrine miq dhe shoke te presidentit te FSHFse. Pra praktikisht sulmin e ka bere nje njeri qe ka votuar per Armando Duken, i cili e di mire qe kur sulmon arbitrin, eshte njesoj sikur te kesh sulmuar Armando Duken. Policia e shtetit nuk e merr përsipër sigurine e ndeshjeve, sepse stadiumet nuk plotësojnë kushtet sipas standardeve te percaktuara me ligj. Me ligjin e ri për sportin numer 79/2017, policia nuk hyn më në stadium. Kam pare sot sekretarin e  FSHF Ilir Shulku, qe lexonte vetem piken 1 te nenti 51 te ligjit per sportin, dhe kerkon qe policia te hyje ne stadium. Ne cilin vend te BE e ka pare kete gje, ku ka pare police ne stadium? 

Per kete ndeshje komisariati i policise nr.5 njoftoi me shkrim qe nuk e merrte persiper sigurine e ndeshjes, sepse fusha e Kamzes nuk i ploteson kushtet. Ne keto kushte Federata, pranoi organizimin e ndeshjes nga policia private qe paraqiti vetem 12 police private. 

Si eshte e mundur qe Delegati i FSHF qe eshte ne fushe, kur e shikon qe policia nuk e merr persiper organizimin e ndeshjes, qe policia private sjell vetem 12 persona, dhe kur ndeshja eshte e rendesishme per te dyja klubet, pranon qe te filloje takimin ne nje gjendje te tille? Po të shkonte mirë do thonin po është organizuar mirë shkoi shkëlqyer. Përgjegjësi kryesor është FSHF, ka lejuar garën të zhvillohet në këtë mënyrë. Do të doja të ishin edhe drejtuesit e FSHF-së aty ne stadium qe ta provonin ata ne kurriz ate qe provoi arbitri. Sepse ne fakt arbitri u rrah per FSHF.  Me reagimin e sotëm FSHF ka dashur t'i bëjë shantazh policisë së shtetit. Por neni 51 i ligjit per sportin, e percakton qarte qe policia eshte pergjegjese per ate qe ndodh jashte stadiumit. Per ate qe ndodh brenda stadiumit, pergjegjes eshte FSHF, klubi qe organizon ndeshjen, dhe kompania e sigurise private qe ka marre persiper mbarevajtjen e ndeshjes. Ne keto kushte, kur nuk garantohet siguria e gares, dhe kur ligji e percakton qarte se policia nuk mund te hyje brenda staadiumeve, FSHF duhet të ndërpresë kampionatin menjehere. Që kjo ngjarje të mos përsëritet duhet minimalisht të rishikohet edhe nje here struktura e organizimit te Liges Superiore. Policia në stadium nuk është zgjidhje, por Federata i ka te gjitha rruget per ta gjetur zgjidhjen" tha Hoxha.

Arbitri kryesor i ndeshjes Kamza-Laçi Eldorian Hamiti u dhuna dje për shkak se akordoi një penallti në fund të ndeshjes për miqtë. Federata Shqiptare e Futbollit deklaroi sot se nëse Policia e Shtetit nuk rikthehet në stadium dhe nëse nuk merren masat për mbarëvajtjen e garës atëherë kampionati shqiptar do të ndërpritet dhe gara do të mbyllet.

 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave