Dhuna ndaj gazetarit të Report Tv Elvis Hila, Gjykata e Lezhës dënon me 13 muaj burg 2 autorët

Dhuna ndaj gazetarit të Report Tv Elvis Hila, Gjykata e Lezhës dënon me 13 muaj burg 2 autorët

Elvis Hila dhe Gjykata e Lezhës

LEZHË- Gjykata e Lezhës ka dënuar dy autorët e sulmit ndaj gazetarit të Report Tv dhe Shqiptarja.com, Elvis Hila. Dy autorët Indrit Ameri dhe Paulin Përgjini morën dënim minimal. Konkretisht, Gjykata dënoi Indrit Amerin me 7 muaj e 5 ditë burg dhe Përgjinin me 6 muaj burg, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimet u ulën në 5 muaj për Amerin dhe 4 muaj për Lukan. Ky i fundit u la i lirë pasi u konsiderua se ka kryer dënimin me kohën e paraburgimit. Dy autorët akuzohen për veprën penale ‘goditja për shkak të detyrës në bashkëpunim’.

Për shkak të detyrës, referuar një lajmi të publikuar në Report Tv dhe Shqiptarja.com mbi një vendim gjykate për Fran Amerin, gazetari Elvis Hila u dhunua nga dy autorët, Paulin Përgjini dhe Indrit Ameri. Ata nuk kanë kursyen as bashkëshorten e tij, Benereta Hila, e cila ishte në makinë së bashku me gazetarin në momentin kur ndodhi ngjarja.

Të akuzuarit, edhe pse u shpallën në kërkim menjëherë pas ngjarjes, qëndruan për gati 3 muaj në arrati dhe u arrestuan në maj të këtij viti.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë