Shoqata e Prokurorëve të Shqipërisë ka dënuar ngjarjen e djeshme të ndodhur në burgun e Shënkollit, ku u godit në krye të detyrës prokurori Ervin Beqiri nga një i dënuar. Shoqata e Prokurorëve i kërkon Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të marrë masa për t`iu garantuar siguri maksimale prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore, kur ato ndodhen në ambjentet e institucioneve të paraburgimit dhe të vuajtjes së dënimit.
“Raste të tilla duhet të ndëshkohen në mënyrën më të ashpër ligjore, pasi akti i djeshëm është dhunim i hapur i përfaqësuesit të shtetit. Ngjarja e djeshme e dhunës fizike nuk është një rast i izoluar, pasi kohët e fundit prokurorët po përballen me presione verbale nga individë, grupe të strukturuara kriminale madje dhe segmente të ndryshme të politikës”, theksohet në reagimin e Shoqatës së Prokurorëve.
Gjithashtu kërkohet që prokurorët të kenë një trupë policore sigurie, pjesë përbërëse e strukturës së Prokurorisë së Përgjithshme, pasi procedura aktuale e marrjes nën mbrojtje të prokurorëve nuk është funksionale. Shoqata kërkon mbrojtja fizike të prokurorëve përpara se atyre t`iu rrezikohet jeta.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com