TIRANE- Kreu i Policisë bashkiake Florenc Hoxha refuzon të paraqitet para Avokatit të Popullit duke injoruar për të tretë herë fletëthirrjen e këtij institucioni i cili njeh me ligji të thërrasë cilindo zyrtar për të cilin qytetarët paraqesin ankesa apo denoncime në dyert e tij.
Avokati i Popullit po kryen hetime të pavarura pas pretendimeve të komunitetit rom se gjatë operacioneve të policisë bashkiake për të ndaluar mbledhjen e mbetjeve të materialeve të riciklueshme, është ushtruar dhunë. Ai u thirr sot në takim me ekspertët e Avokatit të Popullit që po bëjnë hetimin administrativ dhe do ti përgjigjej pyetjeve që ata kishin ndaj tij.
"Ligji na lejon të dëgjojmë të gjithë ata zyrtarë që në një farë mënyre janë përfshirë në një aktivitet për të cilën ata kanë bërë denoncime dhe ankesa. Pasi ne dëgjuam shoqërinë civile dhe pjesëtarë të komunitetit rom, të cilët kanë vuajtur nga kjo dhunë, për të qenë të paanshëm na duhet të dëgjojmë dhe palën tjetër, që është policia bashkiake në mënyrë të vecantë kryepolici Florenc Hoxha. Mendoj se policia bashkiake nuk ka arritur të lexojë si duhet ligjin e Avokatit të Popullit sipas së cilit ne kemi të drejtë të thërrasim këdo. Sigurisht ekspertët që po merren me hetimin administrativ janë duke gjykuar dhe besoj shumë shpejt, ndoshta brenda ditës së sotme mund të kemi një përgjigje zyrtare institucionale ndaj kësaj policie."-shprehet i indinjuar ndaj këtij refuzimi, zoti Igli Totozani në një prononcim të publikuar sot për Tv A1 Report.
Zoti Totozani sqaron se që nga fundi i qershorit deri në fillim të korrikut, janë dërguar "3 shkresa zyrtare zotit Hoxha për të na dhënë informacion në lidhje me aktin juridik që justifikon këtë aktivitet". Ai nënvizon se eshtë detyrë e policisë bashkiake të ndërhyjë por jo të ushtrojë dhunë.
ANKESA
Komuniteti rom është ankuar tek Avokati i Popullit se prej më shumë se tre javësh, përveç sekuestrimit të mjeteve motorike, mbetjeve të grumbulluara, vënien e gjobave, anëtarë të këtij komuniteti nuk lejohen të grumbullojnë materialet e riciklueshme si plastikë, letër, metale etj, pavarësisht nëse këto i mbledh nëpër kontenier të mbetjeve urbane, apo në burim. Gjithashtu gjatë procesit të sekuestrimit pretendohet nga ana e tyre se Policia Bashkiake ka ushtruar dhunë verbale dhe fizike ndaj anëtarëve të komunitetit rom.
Avokati i Popullit ka nisur një hetim të pavarur dhe për t’u pyetur rreth ankesave të këtij komunitetit, i ka dërguar një fletëthirrje kreut të policisë bashkiake Florenc Hoxha ku i kërkon të paraqitet pranë këtij institucioni sot në orën 10:00.
“Mosparaqitja pa shkaqe të përligjura e personit tuaj në zyrën e Avokatit të Popullit përbën shkak për të zbatuar nenin 22/1 te Ligjit “Për Avokatin e Popullit” në të cilin është parashikuar se: “Refuzimi për të bashkëpunuar me Avokatin e Popullit nga nëpunësi civil, funksionari ose autoriteti publik përbën shkak që Avokati i Popullit të kërkojë nga autoriteti kompetent fillimin e procedures administrative dhe marrjen e masave disiplinore deri në largimin nga puna ose nga shërbimi civil”- thuhet në fletëthirrjen që Avokati i Popullit i ka dërguar kreut të policisë bashkiake.
Gazeta Shqiptarja.com ka denoncuar disa herë dhunën e ushtruar nga kjo polici nga këtij komuniteti vulnerabël. Së bashku me tv A1 Report ka publikuar dhe video dhe foto ku duket qartë dhuna e ushtruar nga policia bashkiake ndaj romëve, gjatë operacioneve për sekuestrimin e materialeve të riciklueshme.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Shqiptarja.com dhe TV A1 Report denoncon dhunen