Dhunë ndaj Skënderbeut? Reagon Kastrioti: Nuk pati asnjë incident, duan të na prishin imazhin

Dhunë ndaj Skënderbeut? Reagon Kastrioti: Nuk pati asnjë incident, duan të na prishin imazhin

Ndeshja Kastrioti-Skenderbeu

Ndeshja e Supeligës mes Kastriotit dhe Skënderbeut ka nisur me shumë zhurmë. E gjitha për shkak të klubit korçar që me anë të një postimi në rrjetet sociale njoftoi se ndaj lojtarëve të tyre në stadiumin është ushtruar dhunë nga 20 persona të pautorizuar. Pak çaste më pas ka ardhur edhe reagimi I klubit të Kastriotit duke mohuar gjithçka. Krutanët po në rrjetet sociale kanë mohuar faktin që në stadiumin e tyre të ketë patur ndonjë incident. Gjithashtu sipas tyre kjo bëhet për faktin se duan t’I prishin imazhin klubit.

Reagimi i Kastriotit
KS Kastrioti pasi u njoh me pretendimin e kundërshtarëve mbi "incidentin" e ndodhur jashtë stadiumit që siç pretendohet nga klubi korçar mes një tifozi dhe lojtarëve të Skënderbeut. Distancohet nga çdo lloj akti dhune, qoftë edhe verbal, dhe kërkon nga institucionet përgjegjëse sqarimin e kësaj situate. Klubi kërkon të sqarojë opinionin e gjërë sportiv se në ambjentet e brendshme apo rreth stadiumit nuk ka ndodhur asnjë incident. Kjo është një indicje e sajuar për të prishur imazhin e klubit tonë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!