Dhuna në 'Arena', hetohen 7
'Guerrilsa', thyhen 120 stola

Dhuna në 'Arena', hetohen 7<br />'Guerrilsa', thyhen 120 stola
Pas dhunës të dielën pasdite në ‘Elbasan Arena’, ka nisur hetimi ndaj 7 tifozave të Partizanit nën dyshimin se janë shkaktarë të dhunës që shpërtheu në Elbasan gjatë ndeshjes Partizani-Skënderbeu. Po kështu Policia bën me dije se, nga dhuna në stadium janë shkaktuar dëme të mëdha, si dhe u goditën policë në detyrë.

Kryendeshja e fundjavës mes Partizanit dhe Skënderbeut, e luajtur dje në stadiumin "Elbasan Arena" u ndërpre në minutën e 80' pas incidenteve në stadium. 

Sipas policisë tensionimi i tifozëve të Partizanit nisi në momentin kur arbitri dha karton të kuq për lojtarin e kuq, duke sjellë ndërhyrjen e FNSH, të cilët përdorën gazlotsjellës, ndërsa janë thyer 120 stola.

Tifozët e kuq hodhën në fushën e blertë shishe, shkopinj dhe sende të tjera të forta. Forcat e policisë ndërhynë për të vendosur qetësinë, por u përplasën me tifozerinë, pasi përdorën gazlotsjellës për shpërndarjen e turmës së irrituar, çka solli edhe eskalimin e situatës e për rrjedhojë edhe ndërprerjen e takimit për disa minuta.  

Në këtë moment lëndohet edhe një prej tifozeve të Partizanit, e cila ka humbur ndjenjat për disa minuta. Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e stafit mjekësor të të dy ekipeve që bëri të mundur shmangien e pasojave të rënda për jetën e vajzës së re.Ajo është përmendur disa minuta më pas, ndërsa është transportuar me autoambulancë në drejtim të Spitalit të Elbasanit. 

Ndeshja ka rinisur pas vënies së qetësisë në stadium. Minutat e mbetura të takimit nuk sollën ndryshim në rezultat. Të dy ekipet ndanë nga një pikë. 

Pas ndeshjes shtatë persona janë shoqëruar në Komisariatin e Elbasanit pas incidenteve, 2 punonjës policie kanë mbetur të lënduar nga përplasja me mjete të forta, ndërsa dy tifozët e Partizanit, 18 vjeçarja dhe një 24-vjeçar janë jashtë rrezikut, pasi pas mjekimit kanë lënë spitalin.

Pas javës së 9, Skënderbeu kryeson kampionatin me 20 pikë, 2 më shumë se Partizani i vendit të dytë.  

Zhvillimet

Ora 10:10 Të shoqëruar 7 tifoza të Partizanit, evidentohen 120 stola të thyer
Pas dhunës të dielën pasdite në ‘Elbasan Arena’, policia ka shoqëruar sot 7 tifoza të Partizanit nën dyshimin se janë shkaktarë të dhunës që shpërtheu dje në Elbasan gjatë ndeshjes Partizani-Skënderbeu. Po kështu Policia bën me dije se, nga dhuna në stadium janë shkaktuar dëme të mëdha, si dhe u goditën policë në detyrë.

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë referimin e materialeve hetimore ndaj shtetasve:
E.D, 54 vjeç, banues në Tiranë
R.H, 58 vjeç, banues në Tiranë
F.B, 24 vjeç, banues në Tiranë
A.P, 19 vjeç, banues në Tiranë
F.O, 26 vjeç, banues në Tiranë
M.K, 19 vjeç, banues në Tiranë
SH.M, 43 vjeç, banues në Tiranë

Këta shtetas, në orën 16:35 në unazën e qytetit Elbasan, në momentin e ardhjes të autobuzave të tifozave të Skenderbeut të Korçës , në bashkëpunim me njëri – tjetrin dyshohen të kenë goditur me sende të forta njërin prej autobuzave, duke dëmtuar xhamin anësor të mjetit me targa KO 1750B, drejtuar nga shtetasi GJ.R.

Në orën 18:50 gjatë zhvillimit të ndeshjes, të futbollit midis ekipeve të Partizanit dhe Skënderbeut në Stadiumin “Elbasan Arena”, nga veprimet e tyre, janë thyer 120 stola të stadiumit, janë hedhur mjete piroteknike (fishekzjarre) në fushë, si dhe janë goditur me sende të forta punonjësit e policisë të Repartit F.N.SH. Tiranë.

Nga këto veprime, u dëmtuan dy punonjës policie si dhe janë thyer paisjet mbrojtëse të shërbimit të tyre
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan po vazhdon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë.

Ora 08:00 Partizani: Policia goditi tifozët do dërgojmë pamjet filmike në FSHF
Klubi i Partizani ka reaguar duke dënuar dhunën në ndeshjen Partizani- Skënderbeu duke fajësuar policinë për goditjen e tifozëve të kuq në stadiumin ‘Elbasan Arena’.
 
“Klubi dënon dhunën e ushtruar nga policia ndaj tifozerisë së kuqe përgjatë takimit Partizani – Skënderbeu, i vlefshëm për javën e 9 të Kategorisë Superiore.
 
Në mënyrë të pakuptimtë dhe duke thyer çdo rregullore që përmban siguria në stadiume, forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë ndërhyrë në sektorin ku ishin të akomoduar tifozët e kuq duke përdorur gaz lotsjellës dhe më pas duke goditur në masë mbështetësit e kuq.
 
Për pasojë mjaft tifozë janë plagosur rëndë, përfshirë edhe një vajzë 19 vjeçare, e cila falë ndërhyrjes së menjëhershme të mjekeve dhe stafit te klubit kaloji gjendjen kritike për jetën dhe më pas është mbajtur për disa orë në spitalin e qytetit të Elbasanit.
 
Klubi sot do të përgatisë një relacion të shoqëruar edhe me pamje filmike të cilat do të depozitohen pranë Federatës Shqiptare të Futbollit për të pasqyruar me fakte të gjithë dinamikën e këtyre ngjarjeve, të cilat sollën edhe ndërprerjen e takimit” deklaron Partizani.

Ora 07:30 Dhuna, 7 të shoqëruar, 2 policë të lënduar, 2 tifozët lënë spitalin, shkak kartoni i kuq
 Shtatë persona janë shoqëruar në Komisariatin e Elbasanit pas incidenteve mbrëmjen e djeshme në stadiumin ‘Elbasan Arena’, 2 punonjës policie kanë mbetur të lënduar nga përplasja me mjete të forta, ndërsa dy tifozët e Partizanit janë jashtë rrezikut, pasi pas mjekimit kanë lënë spitalin.
 
Sipas policisë së Elbasanit gjithçka ka nisur në minutën e 80, kur rreth 670 tifozë  të  Partizanit  të dislokuar në pjesën C3 të stadiumit kanë tentuar që të futen në fushë dhe thyen stolat, pasi arbitri i dha karton të kuq njërit prej lojtarëve të kuq.
 
Tifozët filluan të hidhnin në fushë  fishekzjarrë, kapsolla dhe  lëndë piroteknike.  Janë këshilluar disa herë me foni nga  drejtoria e Stadiumit për mospërdorimin  e sendeve të ndaluara,  të sharjeve dhe ofendimeve  karshi tifozëve të Skënderbeut.
 
Pas daljes me karton të kuq të lojtarit të Partizanit (Kalari)  tifozët e Partizanit,  thyen stolat dhe  tentuan të kalonin rrethimin me qëllim që të futeshin  në fushë.
 
Forcat e policisë  të dislokuara në  këtë sektor sipas planit të masave kanë  vepruar konform procedurave standarde  sipas instruktazhit të  dhënë duke mos lejuar tifozët të futeshin në fushë.
 
Tifozët kanë vazhduar me thyerjen e stolave duke goditur punonjësit e policisë.
 
Nga këto veprime, janë dëmtuar dy punonjës policie si dhe janë thyer  pajisjet mbrojtëse të shërbimit të tyre.
 
Kjo situatë, ka zgjatur rreth 10 minuta
” thotë policia e Elbasanit.
 
Përsa i përket të lënduarve nga përplasja, policia deklaron se një 24-vjeçar është dëmtuar lehtë nga hedhja e stolave dhe pas mjekimit është larguar për në shtëpi jashtë rrezikut.
 
Ndërsa tifozja 18-vjeçe e të kuqve që bëri xhiron e rrjeteve sociale gjatë dërgimit me barrelë në spital, sipas policisë nuk ka pasur asnjë dëmtim, por humbja e ndjenjave erdhi si pasojë e gjendjes së rënduar emocionale.
 
Por trazirat nisën pa filluar ende ndeshja në Elbasan, policia ka proceduar dy persona në gjendje të lirë, pasi kanë thyer xhamat e autobusit ku po udhëtonin tifozët e Skënderbeut.
 
Partizani-Skënderbeu, dhuna pas kartonit të kuq
Ora 20:40 Drejtori i Policisë: Tifozët e Partizanit, të dehur, po i identifikojmë
Drejtori i Policisë së Elbasanit, Alfred Çepe, u shpreh për mediat se policia u afrua te fitozët e Partizanit për të bërë fikjen e kapsollave të hedhura në fushë. Çepe tha se një punonjës policie dhe një tifoz, është dëmtuar gjatë hedhjes së stolave. Ndërsa për tifozen e lënduar, kryepolici i Elbasanit tha se pësoi shok psikologjik prej situatës.  

"Policia është pozicionuar, por nuk ka ndërhyrë. Policia u afrua për të fikur kapsollat e hedhura në fushë. Ata, tifozët, shkulën gardhet e stola pastaj. është dëmtuar një tifoz nga hedhja e stoleve. Ndërsa vajza pësoi shok nga situata e përshkallëzuar", tha ai. 

Drejtori i Policisë paralajmëroi masa penalizuese ndaj tifozëve. Sipas tij, në radhët e tifozerisë ka pasur të dehur. 

"Do identifikojmë tifozët e dhunshëm dhe do të veprojmë. Kanë qenë jashtë kontrollit, pasi kanë ardhur në stadium të dehur", tha ai.  

Ora 19:30, Batha i Partizanit: Policia goditi tifozët
Lojtari i Partizanit, Idriz Batha, fajëson policinë si përgjegjëse të incidenteve në stadiumin "Elbasan Arena". Në një prononcim për Report Tv, Batha tha se policia goditi tifozët. "Nuk e di se çfarë ndodhi por policia e keq menaxhoi situatën. Pavarësisht të gjithave, policia nuk mund t’i godasë tifozët. Tifozët që kishin ardhur për të parë ndeshjen kishin frikë nga policia", u shpreh mesfushori i kuq. 

idriz batha

[gallery]19416[/gallery]

Ora 19:05, Përfundon ndeshja, s'ka fitues mes Partizanit dhe Skënderbeut
Të dy ekipet ndajnë nga një pikë në barazimin e bardhë 0:0 në "Elbasan Arena"

Ora 18:55, Vendoset qetësia në stadium, rinis ndeshja
Ka rinisur ndeshja Partizani-Skënderbeu e ndërprerë pas incidenteve në stadium. Takimi do të luhet për 10 minutat e mbetura. Ndeshja u ndërpre në minutën e 82' kur rezultati ishte 0:0. 

Ora 18:45, Qëllohet tifozja në stadium, humbet ndenjat- ndërpritet ndeshja

Ora 18:40, Trazira në "Elbasan Arena", përplasen dy tifozeritë

Ora 18:20, Luhet pjesa e dytë, Partizani mbetet me 10 lojtarë
Po luhet në “Elbasan Arena” kryendeshja e javës së fundit të fazës së parë mes Partizanit dhe Skënderbeut. Dy ekipet kryesuese të kampionatit matin forcat me njëra-tjetrën në përballjen e parë direkte në këtë sezon.

Partizani vjen në këtë takim pas 3 fitoresh radhazi nën drejtimin e Sulejman Starovës, ndërkohë që Skënderbeu nuk fiton prej 2 javësh, pasi humbi ndaj Tiranës në transfertë dhe barazoi me Kukësin në shtëpi, duke gabuar në dy përballjet e vështira përballë rivalëve direktë.

Ora 17:50, Përfundon pjesa e parë me rrjeta të paprekura

Ora 17:00, kryendeshja e javës Partizani-Skënderbeu në "Elbasan Arena"

Formacionet e dy ekipeve 


Partizani: Hoxha, Fejzullahi, Krasniqi, Atanda, Kalari, Ramadani, Vila, Batha, Trashi, Torasa, Ekuban
Trajner: Sulejman Starova

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Osmani, Mici, Lilaj, Orelesi, Nimaga, Fukui, Salihi, Latifi
Trajner: Andrea Agostineli

[gallery]19413[/gallery]





  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm