TIRANË - Deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu, ka reaguar sot në rrjetin social "Facebook" ndaj ngjarjeve të fundit të dhunës në familje.
"Dhuna e përditshme, terrori me të cilin jetojnë çdo ditë qytetarët shqiptarët e ka emrin "Feminicid" dhe ai duhet ndalur me një shkundje të përgjithshme të politikës dhe institucioneve shqiptare", shkruan Bregu.
"Një tjetër grua u vra sot në Fier nga bashkëshorti, një tjetër u godit barbarisht në Bulqizë, një tjetër u godit me gur dje në Rubik, 2 vajza të reja u vranë brenda 2 javëve! Ky është terrorizëm i përditshëm!", vijon ajo.
Bregu u bëri thirrje të gjithë vendimarrësve e politikbërësve, duke nisur nga Presidenti, Kryeministri, deputetët në Parlament, pushteti lokal, Prokurori i Përgjithshëm, KLD, Kryetarët e Gjykatave, Shoqëria Civile e media, të përfshihemi po me aq seriozitet sa duam të përfshihemi në frontin kundër kërcënimit nga terrorizmi në botë, në një shkundje institucionale të agjencive ligjzbatuese, për të bashkërenduar marrjen e masave emergjente dhe afatgjata, kundër këtij terrorizmi të përditshëm që quhet FEMINICID!./ATSH/
/Shqiptarja.com