Letra e shefit të policisë zbulon pse "dhuna në Rrugën e Kombit" u transferua në Tiranë

Letra e shefit të policisë zbulon pse

Ambientet e Gjykatës së Tiranës, të "blinduara" nga prania e policisë

Vendimi gjyqësor i djeshëm i Gjykatës së Kukësit, në një seancë të zhvilluar në Tiranë, që solli lënien në burg të 11 personave, lirimin e 10 të tjerëve (detyrim paraqitje), si dhe masën e arrestit shtëpiak për dy persona, lidhur me shkatërrimin e pikave të kalimit në Kalimash, në rrugën Durrës Kukës, ishte disi i pazkaontë për kushtet në të cilat u zhvillua.

Gjykata qe e rrethuar jashtë dhe e mbushur me prani policore brenda saj. 23 protestuesit e arrestuar në Kukës u transportuan dhe u gjykuan në Tiranë, pas kërkesës së Gjykatës së Kukësit për një gjë të tillë.

Tani rezulton se një gjë e tillë ndodhi pasi policia e Kukësit nuk mund të garantonte zhvillimin e procesit në mënyrë të qetë.

Sipas një shkrese të shefit të komisariatit Kukës, Vasil Çela që i drejtonte gjykatës së rrethit Kukës, thuhet se: “…duke qenë se personat e ndaluar janë banorë të rrethit të Kukësit, mund të ketë reagim nga familjarët e tyre që mbështeten masivisht nga pushteti vendor (Këshilli Bashkiak) e disa parti politike. Organizata të Shoqërisë Civile dhe tubues të datës 31 mars 2018. Kjo mund të sjellë bllokim të rrugëve, destabilizim, ndoshta dhe dhunë të re, por tani në institucionet e qytetit Kukës”.

Policia e Tiranës ka proceduar pesë persona për protestën e djeshme përpara Gjykatës kur u dha masa e arrestit për protestuesit e Rrugës së Kombit.  Y.Sh., 34 vjeç, S.P., 21 vjeç, A.Z., 28 vjeç, G.Gj., 30 vjeç dhe M.N., 30 vjeç janë shoqëruar fillimisht në komisariat dhe më pas janë lënë të lirë.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr. 2 i shoqëruan për disa minuta shtetasit e mësipërm në ambjentet e këtij Komisariati dhe i proceduan në gjendje të lirë për veprën penale "Tubim i paligjshëm", "Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit" dhe "Prishje të rendit dhe qetësisë publike".

Letra e shefit të komisariatit Kukës drejtuar Gjykatës së rrethit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja