Veliaj fiton gjyqin për shpifje ndaj Tabakut, Rama: Vargu kundër shoqatës vazhdon! Basha: Gjyqtarët të korruptuar

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shpallur fajtore nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë për akuzën e shpifjes ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Gjykata i ka kërkuar të pandehurës që, krahas përgënjeshtrimit të shpifjeve që ka bërë ndaj Veliajt, të paguajë edhe një gjobë prej 500 mijë lekësh, si dhe shpenzimet gjyqësore dhe ato avokatore.

Veliaj e kishte paditur Tabakun për shpifje, lidhur me deklaratat që ish-deputetja demokrate kishte bërë nga selia e PD-së lidhur me çështjen e Unazës së Re. Sipas Gjykatës së Tiranës, shpifja e Jorida Tabakut është kryer gjatë një konference shtypi, ku ajo kish deklaruar se projekti i Unazës së Madhe është një projekt korruptiv i Veliajt dhe kryeministrit Rama, duke i akuzuar ata për ndryshimin e planit për përfitime personale. Për këtë deklaratë Tabaku i gjet fajtore me akuzën e shpifjes dhe duhet ta përgënjeshtrojë atë.

Më herët, kryebashkiaku Veliaj ka deklaruar se të gjitha paratë e fituara nga gjyqet për shpifje ndaj ish-deputetëve të PD, shkojnë direkt në “Fondin e Edukimit”, i krijuar për të mbështetur çerdhet, kopshtet, bibliotekat e shkollave, nxënësit e mirë të çdo komuniteti, me libra, kompjutera apo materiale mësimore.

Veliaj ka dhuruar për kompjutera për shkollat e Tiranës edhe dëmshpërblimet e gjyqeve të fituara për shpifje ndaj ish-deputetes së PD, Albana Vokshi dhe ish-këshilltarit të PD-së, Akil Kraja.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:38
Dënimi për shpifje i Tabakut, Basha: Gjyqtarët të korruptuar, do ta largojmë bandën

Lulzim Basha akuzon si të korruptuar gjyqtarët që dënuan për shpifje ish-deputeten Jorida Tabaku, pas padisë që i bëri Erion Veliaj. "Babëzia, arroganca dhe shpifja janë trinomi i pandarë i Ramavirusit që prej 7 vitesh i ka shtyrë shqiptarët drejt shpunësimit, varfërisë dhe krizës. Asnjë marionetë e Ramavirusit nuk e fsheh dot hajdutërinë e tij në bashkëpunim me trafikantët e drogës tek afera e Astirit.

E vërteta e vetme e këtij KM dhe bufonëve të tij është plaçkitja e shqiptarëve për interes të banditëve dhe oligarkëve të tij. Këtë të vërtetë që i madh e i vogël e di dhe e ka provuar në kurriz, nuk e fshehin dot më as gjyqtarët e korruptuar dhe as regjia e propagandës së lodhur.

Këto të vërteta dhe bashkimi më i madh i shqiptarëve kundër mjerimit ekonomik dhe padrejtësive të Ramavirusit, do ta largojnë shumë shpejt këtë bandë dhe drejtësia e pavarur do tu japë ndëshkimin e merituar me ligj për krimet, varfërimin dhe zhvatjen e shqiptarëve dhe Shqipërisë" shkruan Basha.

Ora 15:39
Veliaj fitoi gjyqin me Tabakun, Rama: Një varg gjyqesh vazhdojnë në adresë të shoqatës së shpifësve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi gjykata shpalli fajtore për shpifje kundër Erion Veliajt ish-deputeten demokrate Jorida Tabaku. Rama thotë se një varg gjyqesh vazhdojnë në adresë të asaj që e cilëson si shoqatë shpifësish, referuar PD-së.

"Shpif e gënjen njësoj si shokët, besnikërisht ndaj prioritetit nr.1 të programit të PD: Shpif shpif se diçka mbetet! Ju informoj se një varg gjyqesh vazhdojnë në adresë të asaj shoqate shpifësish,që në gjykatë s'kanë kurrë prova po veç kërkesa për shtyrje" thotë Rama.

Vendimi i gjykates

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Poshte diktatura: 16/06/2020 19:06

    Zonja Tabaku.Njeri i persosur.Po ju çirret maska horrave te rilindjes me kryehorat Veliaj Rama

    Përgjigju
  • Tosi: 16/06/2020 17:57

    Ah femer e urryer paska qene kjo tabakhonja e pd leshelis, neperka me helm kobre qe di vetem te shpife dhe te nxjerre helm kobre nga goja nga zyra e shqupit. Oj tabakhone shpif, shpif, vjell helm kobre sa te duash , prit vitin 2029 kur ndoshta Edi Rama do hape krahun. Deri atehere luaj rolin e neperkes ,

    Përgjigju
  • Korca: 16/06/2020 14:24

    Filantrop i madh ky Erjon Veliaj. Vetem se falin keto therrime nga partite, se milionat e vjedhura nuk i falin. Te ngjallin neveri kur i lexon.

    Përgjigju
  • Mihallaq: 16/06/2020 14:17

    Sigurisht jo. Koalicionet janë të dobishme ndonjëherë pas zgjedhjeve dhe rezultateve të tyre. Janë të dobishme kur bëhen mes partive me pikëpamje të përafërta.Përfytyroni një koalicion midis PDIU dhe Partisë së Minoritetit grek ku zgjidhen vetëm kryetarët, politikanë të përjetshm por pa zgjidhru asgjë nga programet e tyre. Të bësh koalicion parazgjedhor do të thotë të trazosh në sallatë lulet me hithrat, gjëmbat dhe aromën, të vërtetën dhe gënjeshtrën, - së paku sipas partisë që fiton më shumë vota.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë