Dhuna në Korçë, FSHF dënon Skënderbeun dhe Partizanin/ Vendimi i plotë

Dhuna në Korçë, FSHF dënon Skënderbeun dhe Partizanin/ Vendimi i plotë

Dhuna ne ndeshjen Skenderbeu-Partizani

TIRANE-Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka dënuar Skënderbeun dhe Partizanin pas incidenteve në ndeshjen e parë të kampionatit në Korçë pak ditë më parë. Skënderbeu për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur mjete ndezëse, hedhur gurë brenda rrethimit të fushës duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerje të përkohshme të ndeshjes kundër Partizanit dënohet me gjobë në masën 300.000 lekë dhe zhvillimin e 5 ndeshjeve pa spektatorë.

Ndërsa Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve dënohet me gjobë në masën 200.000 lekë dhe zhvillimin e 4 ndeshjeve pa spektatorë. Ekipi i Skënderbeut ishte përgjegjës për mbarëvajtjen e ndeshjes me Partizanin, ndërsa tashmë duhet të paguajë gjobën dhe të zhvillojë 5 ndeshje pa tifozë, ndërsa Partizani një ndeshje dhe po ashtu 100.000 lekë më pak. Gjithashtu Komisioni i Disiplinës ka dënuar edhe presidentin e Laçit Pashk Laska, ndërsa ka paralajmëruar Tiranën dhe Kukësin.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës
1.Zyrtari i KF “Laçi”, Pashk Laska për protesta ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes kundër KF “Skënderbeu” e vlefshme për Superkupën e Shqipërisë, në bazë të nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet. Në bazë të nenit 20, zyrtarit i ndalohet hyrja dhe qëndrimi në dhomat e zhveshjes, territorit përreth fushës së lojës dhe stolit të rezervave.

2.KF “Tirana”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që përmban Kodi i Disiplines Sportive.

3.FK “Kukësi”, paralajmërohet se në rast përsëritje të reagimeve paragjykuese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që përmban Kodi i Disiplines Sportive.

4.KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur mjete ndezëse, hedhur gurë brenda rrethimit të fushës duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerje të përkohshme të ndeshjes kundër FK “Partizani”, në bazë të nenit 66/1 dhe 66/3/b) të KDS dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqindmijë) lek dhe zhvillimin e 5 (pesë) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.

5.FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur mjete ndezëse, hedhur gurë brenda rrethimit të fushës duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerje të përkohshme të ndeshjes kundër KF “Skënderbeu”, në bazë të nenit 66/1 dhe 66/3/b) të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë.

6.Mos shqyrtimin e kërkesës së lojtarit të KF “Vora”, Artur Sejdini, duke mos qënë kjo kërkes në kompetencë të Komisionit të Disiplines Sportive

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë