Skenari i frikshëm i tifozëve të Tiranës /Hapën gropa me fishekzjarre në tribunë, do godisnin tifozët e Partizanit

TIRANËNjë skenar i 'frikshëm' ishte organizuar nga tifo-grupi i Tiranës, Capital Crew kundër tifozëve kundërshtarë, të Partizanit, në ndeshjen e së dielës në 'Selman Stërmasi' i cili fatmirësisht nuk është finalizuar.

Mësohet se "Capital Crew", i cili njihet si grupim më i dhunshëm i tifozëve bardheblu, kishte hapur tre gropa të mbushura me një sasi lënde piroteknike me ndezje elektrike me qëllim që godisnin tifozët e Partizanit në tribunën përballë. Por një gjë e tillë fatmirësisht nuk ndodhi, për shkak se një polic e ka zbuluar rastësisht, i cili teksa ishte duke ecur ishte penguar tek fitili duke zbuluar të gjithë planin. Për këtë, dy persona janë shpallur në kërkim.

Ndërkohë, sa i përket dhunës në stadium, pak para nisjes së ndeshjes, uniformat blu kanë arrestuar një tifoz, Elton Bande, 29-vjeç e ndërsa janë vënë në hetim 6 të tjerë. 29-vjeçari ka qenë në arrest shtëpie, por ai e ka thyer për të qenë i pranishëm në stadium. 

Panorama e djeshme në stadiumin "Selman Stërmasi", në nisje të derbit kryeqytetas Tirana-Partizani, ishte shumë larg një pamjeje sportive. Nisi me sherr mes dy tifozerive, ku pati persona të plagosur dhe për të vijuar më pas me koret fyese dhe për më tepër banderolën e frikshme po nga ky grupim ku bardheblutë "varin" të kuqtë në litar...Dhe në fund pati një fitues; Partizani mundi Tiranë me rezultatin 2-1.

Mbi tifozët e proceduar rëndon akuza për veprat penale për veprat penale për “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe radioaktive” “Dëmtime të tjera me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”,  “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. 

Njoftimi i plotë
9 të proceduar për aktet e dhunës gjatë ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani, zhvilluar ditën e djeshme në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndër ta, 1 i arrestuar, 6 të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 të shpallur në kërkim

Nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponja” dhe “Shigjeta” u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, i shtetasit:

- E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani ka prishur rendin dhe qetësinë publike dhe është konfliktuar me tifozët e Partizanit. Nga verifikimet e bëra ky shtetas rezultoi me masë sigurie “Arrest shtëpie”, të cilën e kishte thyer duke dalë nga banesa.

Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe radioaktive”, shtetasit:

- M. M., 22 vjeç, banues në Tiranë;
- A. M., 19 vjeç, banues në Tiranë;
- Th. B., 25 vjeç, banues në Tiranë;
- B. L., 46 vjeç, banues në Tiranë;
- G. Q., 28 vjeç, banues në Tiranë;
- E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë;

Këta shtetas gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani kanë hedhur në fushë lëndë piroteknike.

Janë shpallur në kërkim dhe dy shtetas për veprat penale për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe radioaktive” “Dëmtime të tjera me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, të cilët gjatë zhvillimit të ndeshjes janë konfliktuar me tifozët e Partizanit. Gjithashtu dyshohet se këta dy shtetas, gjatë natës, përballë tribunës ku ishin ulur, kishin hapur tre gropa, të cilat i kishin mbushur me një sasi lënde piroteknike me menkanizëm me ndezje elektrike.

Ora 18:44
Përgjaket derbi, tifozët e Tiranës dhe Partizanit zihen dhe përleshen në stadium (FOTO)
  • B.K./r.k./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Toni: 30/09/2019 14:53

      Kafsheri? Injorance? Shpellarizem? Apo te gjitha bashke?!

      Përgjigju
      • Edmond: 30/09/2019 18:27

        Te gjitha bashke

    • Lexues: 30/09/2019 14:13

      Injorante komplet..apo nuk eshte futbolli te dhjefsha barcelonen...ku shifen ata

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      27 Nëntor, 11:43

      Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



    ×

    Lajmi i fundit

    Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

    Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë