Dhuna në oborrin mbretëror, Gjykata dënon me 1 vit burg Princ Lekën i konvertohet në shërbim prove! Pafajësi për Elia Zaharinë! Pezullohet me kusht dënimi për të atin, Gjergjin

Dhuna në oborrin mbretëror, Gjykata dënon me 1 vit burg Princ Lekën i konvertohet në shërbim prove! Pafajësi për Elia Zaharinë! Pezullohet me kusht dënimi për të atin, Gjergjin

Elia Zaharia dhe Princ Leka

TIRANE- Gjykata e Tiranës dënoi sot (21 janar 2025)  Princ Leka Zogun me 1 vit burg lidhur me dhunën në pallatin mbretëror, ngjarje e ndodhur në mars 2024.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi zbriti në 8 muaj dhe u vendos pezullim në 16 muaj shërbim prove, për akuzën “Dhuna në familje”.

Gjyqtarja Migena Laska dënoi me 10 muaj Gjergj Zaharinë, babain e Elias, ku me gjykim të shkurtuar dënimi zbret në 6 muaj e 20 ditë. Gjykata vendosi ta pezullojë dënimin në 1 vit e 40 ditë me kusht.

E njëjta gjyqtare shpalli pafajësi për Elia Zaharinë, pasi fakti nuk përbën vepër penale. Të tre personat të cilët u morën si të pandehur për “dhunë në familje”, u gjykuan me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Episodi i dhunës në familjen mbretërore u bë publik përmes një video në rrjet.  Gjithçka ndodhi brenda Pallatit Mbretëror në rrugën "Murat Toptani" pasditen e 5 marsit 2024. Ndërkohë, më 25 prill Gjykata e Tiranës vendosi zgjidhjen e kurorës martesore mes Princ Lekës dhe aktores së njohur. Leka Zogu ka pranuar nga ana e tij, që vajza 3-vjeçare të lihet nën kujdesin e nënës, Elia, për t’u përgjigjur për kujdesin dhe edukimin e saj.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë

Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë