Dhuna në Përmet, Dule:Shteti t’i
rikthejë objektin Kishës Ortodokse

Dhuna në Përmet, Dule:Shteti t’i<br />rikthejë objektin Kishës Ortodokse
GJIROKASTER- Kreu i PBDNJ Vangjel Dule, ka reaguar ashpër ndaj veprimit të një dite më parë ku në qytetin e Përmetit, përmbarimi privat i mbështetur nga një trupë e policisë private, vuri nën kontroll godinën e ish-Pallatit të Kulturës së qytetit, e cila prej vitit 1997, përdorej si Kishë nga besimtarët dhe kleri vendas.
 
“Shteti ynë ka precedentin më të errët gjatë dy shekujve të fundit në marrëdhënie me komunitetet fetare”, u shpreh Dule, “pasi jemi shteti i vetëm i cili pas Luftës së Dytë Botërore, i shpallëm luftë Perëndisë dhe komuniteteve fetare. Institucionet fetare të të gjitha besimeve, i shndërruan në depo, stalla apo dhe ndikimin e revolucioneve të natyrave dhe përmbajtjeve të ndryshme edhe në pallate kulture. Dje një ditë pas festës së shenjtë të Fjetjes së Tërshenjtës Mari, në qytetin e Përmetit, me iniciativën e kryetarit të Bashkisë, nën neglizhencën demonstrative tendencioze të organeve shtetërore, struktura të ndryshme, me polici private apo dhe përmbarimin, dhunuan në mënyrën më brutale, kishën e qytetit, penguan zhvillimin e shërbesës fetare, ushtruan dhunë ndaj klerit dhe besimtarëve. Kjo përbën rastin më ekstrem të shkeljes së të drejtës elementare të besimit dhe ushtrimit të besimit fetar, prandaj, ne jemi sot të denoncojmë këto fenomene tejet të shëmtuara që kanë prekur cdo besimtar të vërtetë kritian dhe muslimanë”, thotë Dule.
 
Sipas kreut të PBDNJ kjo ngjarje cënon imazhin e vendit, pasi jo vetëm lëndon ço shqiptar, por sipas Dules “shteti shqiptar ka precedentin më të errët gjatë këtyre dy shekujve të fundit në marrëdhënie me fetë”.
 
“Dëshiroj të theksoj se askush nuk mund të ketë alibi, për qëndrimet e veta, në radhë të parë qeveria në ikje apo dhe ajo në ardhje. Këto janë fenomene që kanë lënduar thellë cdo shpirt besimtar, pavarësisht përkatësisë. Kanë cënuar në mënyrë të pandreqshme imazhin e vendit pasi na kanë sjellë në memorje skenat e 1968. Zgjidhja është një dhe e vetme, atë e gjejmë në frymën dhe gërmën e marrëveshjes së shtetit me komunitetin ortodoks të miratuar në parlament në vitin 2009 ku i garanton Kishës Ortodokse gjithë mbështetjen e sigurinë për ushtrimin pa pengesa, të aktivitetit të vet por në të njëjtën kohë, konform angazhimit dhe detyrimeve të vendit tonë në kuadrin e riistituimit të besimit fetar pas vitit 1990 në vendin tonë, por edhe obligimeve të konventave ndërkombëtare për objektet e kultit. është momenti i reagimit të menjëhershëm për rikthimin e objektit në funksion dhe shërbim të kishës dhe fetarëve. Mund të ketë vendime gjykatash të cdo niveli, por mbi to qëndrojnë faktet e njohura botërisht, dhe një kishë, një xhami dhe një teqe, janë fakte të njohura botërisht. Janë vende të shënjta dhe mbi vendet e shenjta, nuk mundet të veprohet sic u veprua dje. Destinacioni i tyre është i patjetërsueshëm. është vend besimi, është vend i shenjtë dhe vetëm si i tillë, ai do të mbetet pavarsisht tentativave të cdokujt”, thotë kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.

Sipas tij, veprimi i djeshëm na kthen pas në kohë, ku iu referua dhunës së ushtruar nga policia private ndaj priftit dhe besimtarëve ortodoksë.
 
Një ditë më parë, krerët e Kishës Ortodokse në Përmet janë nxjerrë me forcë jashtë ambienteve të Pallatit të Kulturës, nga përmbaruesit private. Si pasojë janë shënuar përplasje, mës klerikëve dhe përmbaruesve privatë.
 
Ndërkohe dhuna ndaj priftit dhe bisimtarëve ortodoksë në qytetin e Përmetit është dënuar edhe nga Mitropolia e Gjirokastrës.
 
Historia e kësaj kishe zanafillën e vet e ka 16 vite më parë pasi në fillim ka shërbyer si qendër kulture.
 
Proceset e njëpasnjëshme gjyqësore nga ana e drejtuesve të Pallatit të Kulturës kanë rezultuar në favor të tyre, por deri më tani objekti nuk është rikthyer në gjendjen e mëparshme për mungesë të korrektësisë së përmbarimit për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që i jep të drejtë përfaqësuesve të Pallatit të Kulturës t’a administrojnë atë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

OBSH: Arrihet pajtim për pauza të shkurtra në luftime në Gazë për vaksinim kundër poliomielitit

OBSH: Arrihet pajtim për pauza të shkurtra në luftime në Gazë për vaksinim kundër poliomielitit