Dhuna në Pukë e Fushë Krujë
LSI: Të shkarkohet Haki Çako

Dhuna në Pukë e Fushë Krujë<br />LSI: Të shkarkohet Haki Çako
Lëvizja Socialiste për Integrim përmes një deklarate të Luan Ramës ka kërkuar shkarkimin e Haki Çakos, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë.

Kjo kërkesë vjen pas rasteve të dhunës ndaj eksponentëve të LSI në Pukë e Fushë Krujë, të cilat kjo forcë i cilëson si të nxitura nga eksponentë të PS.

Luan Rama shtoi se kjo situatë e rënduar vjen si pasojë e thirrjeve të kryeministrit Rama që policia të marrë pjesë në fushatë.

"Delinkuentët e Rilindjes mbështetur nga policia kanë bërë disa akte dhune kriminale.
 
Konkretisht është goditur me mjete të forta publikisht Blerim Çela, veprimtar, anëtar i LSI i cili së bashku me një grup po prisnin të fillonin analizën e punës zyrën e LSI Fushë-Krujë kur nga persona të armatosur kanë qëlluar Çelën me levë në kokë.
 
Në Komisariatin e Pukës e persona të shumtë, burra cuba, banditë të Rilindjes kanë sulmuar e dhunuar dy femra , kryetaren e LSI, Sajmira Laçi dhe kryetaren e LRI Pukë, Romina Kuçi. Në njoftimet që na vijnë nga strukturat tona rezultojnë të identifikuar persona konkret, madje në Pukë janë përfshirë Astrit Kuçi nënkryetar i bashkisë Pukë, Pal Doçi koordinator i PS dhe Pëllumb Prenga inxhinier i pyjeve në Fushë Arrëz.
  
Kemi njoftuar Policinë e Shtetit, Prokurorinë, Ministrin e Brendshëm dhe kemi denoncuar targat e mjeteve dhe presim reagimin ligjor të strukturave. Kjo situatë e rënduar e gjen motivin tek thirrjet e Ramës që i bën policisë për të marrë vota dhe jo të zbatojë ligjin .
 
I kërkoj Ministrit të Brendshëm dhe kryeministrit shkarkimin e Haki Çakos, të shefit të Komisariatit të Policisë Pukë, Berat e Fushë Krujë nëse nuk veprojnë është bashkëfajësi e funksionarëve më të lartë duke përfshirë këtu edhe kreun e Rilindjes. 
 
Qytetarët shqiptarë përballë dhunës do jenë të detyruar të ruajnë veten pa kapërcyer kufijtë ligjor, kërkoj distancim të mëtejshëm të strukturave të larta të Rilindjes dhe të mos justifikohen",
tha Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    PS abstenon e s'e çon mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Miniera e menaxhuar nga serbët bën më shumë shitje se krejt të tjerat të 'Trepçës'

Miniera e menaxhuar nga serbët bën më shumë shitje se krejt të tjerat të 'Trepçës'