TIRANE-Mjekët në QSUT kanë dënuar dhunën ndaj kolegut të tyre Gentian Stromi mesditën e djeshme. Përmes një deklarate për mediat shefi i pavionit të Infektivit, Arjan Harxhi kërkoi që autori të vendoset para drejtësisë, ndërsa dënoi aktin. Ndërkohë që mjeku infeksionist Tritan Kalo në një prononcim për Report Tv ka treguar si ndodhi ngjarja.
"Incidenti ndodhi për një arsye tejet të kotë. QSUT dyndet nga individë për gjithçka apo asgjë. Ky erdhi për të realizuar një vaksinë gripi, që bëhet aty ku blihet jo këtu. Në atë moment kishte një fluks dhe është kërkuar nga individi që të pritet sa të zgjidhet problemi me fluksin dhe atij ti vinte radha. Ai ka vepruar në mënyrë tejet agresive" deklaroi Tritan Kalo.
Pas ngjarjes, ministrja e Shëndetësisë Manastirliu njoftoi vendimin e parë që ka marrë që ka të bëjë me regjimin në spitale për orarin e vizitave. "Jemi duke punuar cdo ditë për të afruar kujdes shëndetësor, por nuk mund të lejojmë që mjekët të goditen për shkak të detyrës. Jo vetëm që kam propozuar ndryshimet në Kodin Penal, por gjithçka do të vendosim një regjim të ri në spitale, nuk mund të tolerojmë që mjekët japin shërbime për qytetarët dhe po transformojmë shërbimet të kanosen.
Do të vendosim regjim të ri, për oraret e vizitave në çdo pavion, nuk do të lejohet shoqërimi nga familjarët, vetëm në rastet kur e kërkon mjeku. Po hetohet nga prokuroria, të zbardhet ngjarja dhe të jepet dënimi i merituar" tha ajo. Prokuroria ka identifikuar personin që dhunoi mjekun, ndërsa po punon për arrestimin e tij (lexo ketu).
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.2%
-
I keq
21.5%
-
As i mirë as i keq
33.3%
Vota total: 1055
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nuk fitoi dot betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta bashkëshortja e mjekut Tritan Kalo
1 Qershor, 10:47
-
Bashkëshortja në luftë me jetën mjeku Tritan Kalo: Mos na i këput në mes ëndrrat e kësaj jete
30 Maj, 17:45
-
Frrok Çupi: Të gjithë gabojmë me Tritan Kalon
26 Korrik 2023, 15:20
-
Në korrik del në pension, infeksionisti i njohur Tritan Kalo: Do të rikthehem në Kanada, puna këtu nuk vlerësohet! Më shumë respekt për 'bluzat e bardha'
1 Prill 2023, 12:34
-
Sezoni veror dhe rreziku i përhapjes së infeksioneve nga mushkonjat, mjeku Kalo: Duhet dezinfektim
12 Korrik 2022, 12:22
-
Meta dekoron mjekun Tritan Kalo: Vlerësim për kontributin gjatë pandemisë
11 Mars 2022, 12:21
-
Mjeku Kalo: Shyqyr kemi ‘letrat e lagura të bebeve’ se ujë s’kemi! Shtoni pyetjen e 13-të te Këshillimi Kombëtar ‘A doni ujë 24 orë?’
31 Janar 2022, 10:22
-
Mjeku Tritan Kalo paralajmëron për një tjetër simptomë të varianteve Delta dhe Omicron: Kujdes, në asnjë rast vetëmjekim! Konsultohuni menjëherë me mjekun
31 Dhjetor 2021, 09:51
-
Kalo merr dozën e tretë të vaksinës dhe i bën apel qytetarëve: Mos hezitoni, përdorni çdo mjet për t'u mbrojtur
2 Nëntor 2021, 19:18
-
Mjeku Kalo tregon shenjat që ngatërrohen mes gripit dhe Covid-19, apel qytetarëve: Mos e teproni me antibiotikët
3 Tetor 2021, 09:35
-
Trajtimi kundër COVID, Tritan Kalo: Mjekët japin ilaçe të parekomanduara nga OBSH për përfitime monetare
16 Shtator 2021, 11:12
-
Kalo kritika Ramës e Veliajt: Merruni me situatën në autobusët tanë më keq se në Kabul, pa kondicionerë dhe që ecin si breshkat
26 Gusht 2021, 10:06
Shumë u vonuat znj Manastirlliu! Ne botë spitalet kanë repartet e tyre të Security dhe nuk lejohet askush të hyjë pranë mjekëve. Vizitat e familjarëve behen ne dhoma të vecante brënda spitalit pak a shumë si hóllet pritëse. Askush familjar neandërtal nuk ka dhe nuk duhet të ketë kontakt me mjekun!
PërgjigjuVaksina behet te mjeku i familjes ose edhe nga infermieri i farmacise Ku eshte blere.skuptoj as pse i kane thene te presi ne radhe?kush nuk respekton orarin è vizitave thjesht thirren ne telefon forcat e rendit.edhe te hyrja e cdo pavioni duhet telekamer.eshte i thjesht muhabeti.
PërgjigjuKy trimi mire qe nuk paguan bakshishin por edhe rreh mjeket. Ne veren e 2017 kam qelluar ne spital nr2 ne Tirane, nje grua 70-75 vjeçe pyeti nje infermiere se mos i kishte marre termometrin. infermieri ju perqgjigje me "rroçk kurve, mos me çaj trapin se po ta fuse termometrin ne byth. Ky qe e ka rrah ska bere trimeri por dhe hatane jo.
PërgjigjuKurr dhuna nuk ka justifikim...por edhe mjeket nuk duhet te sjellen si kauboj te korroptuar ata e kan ni kod jetik dhe sipas ti duhen te sjellen e jo te lypsin Lek per gjdo pacient...
PërgjigjuShqiptar, ku ishte kerkesa e mjekut per leke ketu?