Dhuna në ‘Rrugën e Kombit’, 23 protestuesit e arrestuar sot në Gjykatë

Pas akteve të dhunës në “Rrugën e Kombit” kundër vendosjes së taksës për automjetet, 23 protestuesit e arrestuar do të dalin sot përpara Gjykatës së Kukësit për t’u njohur me masën e sigurisë. 

Gjykata do vlerësojë të ligjshëm ose jo për urdhërarrestet e Prokurorisë ndja tyre. Pjesa më e madhe e protestuesve, 13 prej tyre ndodhen në Drejtorinë e Policisë në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër, 10 protestues në komisariatin e Policisë së Kukësit. Mbi protestuesit rëndojnë katër akuza, ajo e tubimit të paligjshëm, dhunë dhe kundërshtim ndaj policisë si dhe shkatërrim të pronës publike. 

Të shtunën protestuesit u përplasën me policinë në “Rrugën e Kombit” duke hedhur në drejtim të tyre gurë dhe sende të tjera të forta si dhe shkatërruan sportelet e koncesionarit që do mbledhë taksën për automjetet që do kalojnë përgjatë kësaj rruge. Report Tv publikoi një ditë më parë pamjet ekskluzive të shkatërrimit të sporteleve të firmës nga qytetarët të cilët mbanin në duar sende të forta si gurë, hekur e drurë.

Protestuesit kundërshtojnë taksën, ndërsa banorët e zonave të Kukësit i kanë kërkuar qeverisë të rishikojë vendimin dhe të vendosë një çmim më të lirë se 5 euro sa është aktualisht.   

Emrat e protestuesve të ndaluar: 

-Rasim Koloshi, 23 vjeç, banues në Kukës.

-Rasim Onuzi, 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

-Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

-Shaban Selmani, 60 vjeç, banues në Kukës.

-Zenel Matmuja, 48 vjeç, banues në Kukës.

-Adem Duraku, 59 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës.

-Xhevahir Gashi, 33 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

-Armand Ademaj, 28 vjeç, banues në Kukës.

-Edmond Matmuja, 21 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.

-Elton Cengu, 39 vjeç, banues në Kukës.

-Lefter Rexhmati, 38 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës.

-Shpetim Toda, 44 vjeç, banues në Kolsh, Kukës.

-Xhevahir Hereni, 51 vjeç, banues në Kukës.

-Shemsi Trota, 54 vjeç, banues në Shtiqen, Kukës.

-Vasil Laçi, 31 vjeç, banues në Kukës.

-Lulëzim Uka, 33 vjeç, banues në Kukës.

-Ervis Oruçi, 25 vjeç, banues në Kukës.

-Ardit Alidini, 21 vjeç, banues në Kukës.

-Fatos Harulla, 33 vjeç, banues në Kukës.

-Sajmir Trota, 33 vjeç, banues në Kukës.

-Lulzim Popa, 60 vjeç, banues në Kukës.

-Shkelqim Vata, 42 vjeç, banues në Surroj, Kukës.

-Abdi Haziraj, 49 vjeç, banues në Kukës.

Personat në kërkim:

Isa Koloshi

Bilbil Hila

Xhetan Muja

Avdi Duraku

Arben Onuzi

Dogjan Lleshi

Fatjon Allamani

Bilbil Hilaj

Mirdian Nerguti

Ahmet Tobli

Pavlo Hoxha

Shkelqim Toda

Avdi Gjahu

Lufti Meçka

Azgan Haklaj

Idriz Nerguti

Rexh Mici

Ergis Koloshi

Saimir Trota

Lulzim Pola




(44 personat e proceduar për dhunën në Rrugën e Kombit)

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur