‘Rruga e Kombit’, protestuesit bllokojnë rrugën te Drejtoria e Policisë së Tiranës 

Të ardhur nga Kukësi disa protestues kanë rinisur tubimin përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku kërkojnë lirimin e të arrestuarve, të afërm të tyre, pas protestës së dhunshme te “Rruga e Kombit” të shtunën

Qytetarët kuksiane kanë bllokuar rrugën duke paralizuar qarkullimin e automjeteve, ndërsa kanë kërkuar lirimin e të afërmve të tyre. Protestës i janë bashkuar edhe deputetë të PD, të cilët një ditë më parë u përplasën me përfaqësuesit e Shoqërisë Civile të cilët kërkuan largimin e ligjvënësve të PD dhe LSI nga protesta.  

Deri tani Prokuroria e Kukësit ka lëshuar 36 urdhër arreste. Policia e Kukësit bëri me dije mesditën e së dielës se janë arrestuar 23 persona, ndaj të cilëve policia ka ekzekutuar urdhër-ndalimet e Prokurorisë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UUUUUUUUUUUUUUUU: 02/04/2018 12:10

    Ishte nje perplasje brenda llojit Mbreterit e Kuksit me Kuksianet e thjeshte , pardje ishte mesazh i njerzve te thjeshte per qeverine jashte teatrove politike Tani e mbrapa do menaxhohet nga Mbreterit qe te shfryhet ai mesazh qe u dha dhe ti thone SULLTANIT qe e ke ne dore situaten , mos e vrit mendjen tani do kete provokator dhe cdo gje qe te denigroje situatat. KUJDES O POPULL

    Përgjigju
  • Eri: 02/04/2018 11:36

    Ky rast mund te perbeje precedent te rende pas lirimit te hajduteve te Lezhes. Nese policia dhe drejtesia do bjere ne kurthin e organizimeve te tilla, atehere cdokush mund te beje çdo gje kete ne vend dhe dalin 100 familjare qe ta lirojne. Ne burg vandalet dhe zgjidhje per tarifen e kalimit banoreve te qarkut. PD po teston drejtesine kur t'u fringellojne prangat e korrupsionit qe kane bere. Jane gati t'i vene flaken vendit ne cdo cep per te shpetuar lekuren e tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë