Dhuna në Rrugën e Kombit, Doda: Mosbindje civile! Opozita mos flejë gjumë

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda e ftuar në studion e Report Tv për të komentuar protestën që degjeneroi në dhunë në Rrugën e Kombit deklaroi se taksa është e lartë. Ajo tha se në këtë rast mund të ishte zgjidhur gjithçka përmes një referendumi lokal, ndërsa shtoi se Rama po e diskriminon këtë zonë, pasi fillimisht i hoqi nga ndihma ekonomike dhe më pas u vendosi taksën për rrugën.

Ajo që me shumë vështirësi u arrit, po rrezikon që të shkrihet. Ka pasoja shumë të mëdha ekonomike, politike dhe njerëzore. Mirëkuptoj një pagesë, një euro, apo një mijë deri në dy mijë lekë të vjetra. Nuk ka mundësi që 70 km të kushtojnë 10 euro. Mendoni të gjithë pushuesit sa shtohet shifra e shpenzimeve të tyre. Kjo është kriminale, Kukësi dhe Dibra janë zonat më të varfra, i hoqi nga asistenca, u vendosi edhe këtë taksë, por duhej një qasje ndryshe ndaj kësaj zone. Sot shkopinjtë e gomës vërshonin mbi të moshuarit, nuk ishte protestë e thirrur nga partitë, por nga njerëzit të cilëve u ka shkuar thika në palcë. Sot Basha dhe Kryemadhi duhet t’i dërgojnë grupet parlamentare në Kukës. Opozita t’u dalë zot hallexhinjve. Nëse ka një moment që duhet të ishte implementuar do të ishte tani për referendum lokal. Vendim diskriminues, i padrejtë dhe shton varfërinë. Këtu lind e drejta e mosbindjes civile, pasi preket e drejta e tyre. Opozita të mos flejë gjumë. A do të tërhiqet Rama? Ai bën sikur është shumë trim, por po e ndanë Shqipërinë për gjysmë. Rama i ka hyrë lehtë kësaj historie.

Prononcimi i Mesila Dodes ne studion e Report Tv

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • votuesi dhe administratori i votes: 31/03/2018 20:55

    o pashallare, mersila nuk flet per ju o trima.....nqs sdoni mersilen mos i lexoni as publikimet as lajmet. merruni me kuksin apo edhe me tr...lereni mersilen....votohet apo jo nuk eshte problemi juaj...eshte i votuesve...ju sjeni votues...jeni administratore te votes

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 31/03/2018 20:08

    Ore se kupton kjo mesila doda që populli e hodhi në kosh të plerave e kjo akoma vazhdon në politik . Apo ku i bën përshtypje kësaj palaçoje që është me 500 fytyra .

    Përgjigju
  • Aleati: 31/03/2018 20:01

    Pse ka apozite ne shqiperi zj Doda!Kush eshte lul bash toromoni,qe shkateroj PD,apo Nard Nok Nuredini,njehere shkon majtes njeher djathtas.Opozitarizmi ne kete vend ka cof,ose ne gjuhen popullore ka ngordhur.Ne parlament PD dhe PS tregojn barsaleta meten me vehteveten,i nxjerrin horlliqet njeri tjerit.Mjerisht populi i voton dhe po e peson.

    Përgjigju
  • Lavdosh: 31/03/2018 18:35

    Politikane kot, e deshtuar. Pa ide, pa vizion dhe pa nje perkushtim per vendin. Keta patriotet e flakshem (ish PD-iste, rrumpalliste) i fryjne ndarjes krahinore, gjithmone kane bere kete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)