Dhuna në protesta do ndalojë kur SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit të fillojnë punën

Dhuna në protesta do ndalojë kur SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit të fillojnë punën

Që të mos ketë më as dhunë në protestat e opozitës duhet që SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit të fillojnë punën sa më parë. Dhe atëherë opozitës jashtëparlamentare i duhet të zgjedhë lideret e saj te rinj! 

Le t'ua bëjmë edhe më të qartë politikanëve të korruptuar e të inkriminuar të opozitës jashtëparlamentare e kujtdoqoftë: askush nuk do të mundet të pengojë a zhbëjë Reformën në Drejtësi me protesta të dhunshme, me shashka, fishekzjarre, gurë e shkopinj kundër policisë dhe institucioneve.

Ju bëj apel qytetareve te ndershem qe e duan Shqipërinë: distancohuni nga protestat e dhunshme dhe grupet kriminale ne to. Vetem protestat paqesore jane shprehje e demokracise.

Përgëzoj forcat dhe drejtuesit e policisë dhe ministrin Lleshaj për korrektësinë dhe profesionalizmin në menaxhimin e protestave. Policëve të plagosur ne protestat e dhunshme te opozitës ju uroj shërim sa më të shpejtë. 

Pa asnjë hezitim duhet që prokuroria, policia, dhe gjykatat të vënë para përgjegjësisë ligjore ata politikanë e pjesëmarrës ne protesta që bëjnë thirrje për dhunë apo edhe ushtrojnë dhunë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat