Dhuna, Partizani: Policia goditi tifozët
do dërgojmë pamjet filmike në FSHF

Dhuna, Partizani: Policia goditi tifozët<br />do dërgojmë pamjet filmike në FSHF
Klubi i Partizani ka reaguar duke dënuar dhunën në ndeshjen Partizani- Skënderbeu duke fajësuar policinë për goditjen e tifozëve të kuq në stadiumin ‘Elbasan Arena’.
 
Klubi dënon dhunën e ushtruar nga policia ndaj tifozerisë së kuqe përgjatë takimit Partizani – Skënderbeu, i vlefshëm për javën e 9 të Kategorisë Superiore.
 
Në mënyrë të pakuptimtë dhe duke thyer çdo rregullore që përmban siguria në stadiume, forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë ndërhyrë në sektorin ku ishin të akomoduar tifozët e kuq duke përdorur gaz lotsjellës dhe më pas duke goditur në masë mbështetësit e kuq.
 
Për pasojë mjaft tifozë janë plagosur rëndë, përfshirë edhe një vajzë 19 vjeçare, e cila falë ndërhyrjes së menjëhershme të mjekeve dhe stafit te klubit kaloji gjendjen kritike për jetën dhe më pas është mbajtur për disa orë në spitalin e qytetit të Elbasanit.
 
Klubi sot do të përgatisë një relacion të shoqëruar edhe me pamje filmike të cilat do të depozitohen pranë Federatës Shqiptare të Futbollit për të pasqyruar me fakte të gjithë dinamikën e këtyre ngjarjeve, të cilat sollën edhe ndërprerjen e takimit
” deklaron ekipi i Partizanit.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm