Dhuna për guroren në Krujë, policia zbarkon në banesën e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja! Në kërkim djali i tij e 2 vëllezërit

DURRËS- Policia e Shtetit ka zbarkuar ditët e fundit në banesën e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja për gjetjen e 6 personave të shpallur në kërkim për dhunën ndaj dy kushërinjve Jashar dhe Bilbil Maja. Mësohet se pas përfundimit të procedurave të lënies së mandatit të deputetit, policia bëri kontroll me vendim gjykate.

Burime bëjnë me dije se brenda banesës së Rrahman Rrajës nuk janë gjetur sende të jashtëligjshme, por as personat e shpallur në kërkim, djali Rexhep Rraja, vëllezërit Flamur dhe Xhelal Rraja, Përparim Rraja, Klajdi Rraja dhe Edison Meta. Në vijim, policia ka kryer edhe kontrolle të tjera për arrestimin e tyre, por asnjëri nuk është lokalizuar. Aktualisht të gjithë figurojnë brenda vendit, por kjo nuk e përjashton mundësinë e një largimi në mënyrë të jashtëligjshme.

Kujtojmë se me marrjen e detyrës së re, ministri i Brendshëm Taulant Balla, kërkoi nga drejtuesit e policisë që të arrestojnë djalin dhe vëllezërit e deputetit të dorëhequr të PS-së Rrahman Rraja, pas ngjarjes shokuese në Fushë-Krujë, ku fisi Rraja përfshirë dhe djalin e deputetit, ushtruan dhunë me shkopinj gome dhe bejsbolli ndaj Bilbil dhe Jashar Majës, vetëm për faktin se ishin ankuar se gurorja e fisit Rraja në Borizanë po shkatërronte shtëpitë.

Dhunimi i dy kushërinjve Bilbil e Jashar Maja më 6 korrik nga anëtarë të fisit Rraja është bërë shkak edhe për shkarkimin e tre drejtuesve kryesorë të komisariatit të Krujës.

Dhuna për guroren
Anëtarë të fisit Rraja dhunuan në mënyrë brutale dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, të cilët ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po u shkatërronin banesat e tyre por dhe të zonës përreth. Mesditën e 6 korrikut 2023, ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, kur grupi i dhunuesve mësyu lokalin dhe ata bien pre e një dhune barbare.

Gurorja është në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili kishte leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet, por pas ngjarjes gurorja u bllokua. Për dhunën e ushtruar ndaj kushërinjve Maja, policia ka lënë në burg 3 persona, ndërsa 6 të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre Rexhep Rraja djali i deputetit dhe dy vëllezërit e deputetit socialist të Krujës, Flamur dhe Xhelal Rraja. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • teo: 21/07/2023 11:09

    mu duk qesharake kur thua eshte miku im

    Përgjigju
  • Elsa: 19/07/2023 17:56

    TANI u kujtuan?

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 19/07/2023 13:34

    Mgjithse flitet e trajtohet sjellja dhe veprimet antiligjore qe ushtrohet diten perdiell dhe ne informacion te plote te organeve ligjzbatuese nga pjestaret e afert te nje deputeti te mazhorances....inormacionet qe i jepen publikut jane ne fakt perdhunime te renda psikologjike sepse perceptimet per veprimet e organeve ligjzbatuese edhe diten e sotme jane te mefshta dhe ne favor te dhunuesve-familjare te afert te deputetit te mazhorances. Ne USA thirret nen arrest ish presidenti dhe ketu kriminelet qe kane arritur te behen deoutete nga me te rendomtit mbrohen politikisht dhe nuk procedohen ligjerisht....vetem propagande fide behet ngado,kushdo.

    Përgjigju
  • Mani: 19/07/2023 12:55

    Si duket policia nuk e njeh "flagrancen" ose qe autorizohet nga ligji qe te kontrolloje menjehere apo mbas kryerjes se krimit edhe kur behet fjale per imunitet. Dhe fusni edhe emrin e prokurorise ne kete mesele apo ka nevoje per cik suport vetem policia rrumllake. Vendimi i Gjykates del kur e kerkon prokuroria dhe kjo urdheron policine te zbatoje kontrollin.

    Përgjigju
  • dren: 19/07/2023 12:51

    Bravo per te luftuar korrupsioni fillohet nga vetjapor mos harroni familjet kriminale Sali non grata dhe Like floriri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër