Komisioni i Disiplinës së FSHF-së ka marrë disa masa disiplinore në lidhje me incidentet që ndodhën në ndeshjen e fundit në futbollin e femrave.
Përveç gjobave të vendosura për disa klube në kategorinë e parë për sjelljen e tifozëve, ka rënë në sy dënimi i drejtoreshës së ekipit të Gramshit, Edonisa Aliu, me 15 ndeshje për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë.
Aliu, është përfshirë shpeshherë në akte të dhunës në futbollin shqiptar, teksa sezonin e kaluar ishte protagoniste në sherrin e bujshëm mes Tiranës dhe Vllaznisë.
Po ashtu, disa futbollistë të ekipit të Gramshit janë dënuar për arsye të ngjashme, përfshirë përdorimin e dhunës gjatë lojës. Përveç kësaj, dy tifozë janë ndaluar të futen në stadium për një periudhë të pacaktuar, si masë për sjelljen e papërshtatshme dhe shkeljen e rregullave të disiplinës.
Këto masa kanë për qëllim të ruajnë integritetin e ndeshjeve dhe të sigurojnë një ambient të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:26
Komisioni i Disiplinës sanksionon merkaton e Tiranës dhe Dinamos për 3 sesione, shkak mos përmbushja e detyrimeve ndaj lojtarëve
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka marrë masa ndëshkuese ndaj dy prej klubeve më të njohura të futbollit shqiptar.
Tiranës dhe Dinamos i bllokohet merkato per 3 sesione, për shkak të mos përmbushjes së plotë të detyrimeve ndaj lojtarëve.
Kështu dy skuadrat e kryeqytetit do kenë të bllokuar merkaton gjatë janarit, merkaton e verës së ardhshme, dhe merkaton e janarit të 2026.