Një ngjarje e rëndë që nuk ka lidhje me futbollin dhe që për më tepër ndodh te fëmijët është shënuar këtë të shtunë në qëndrën stërvitore të ekipeve kombëtare në Kamëz.
Teksa ishte duke u luajtur minuta e 89 e Katëgorisë U-17 mes Akademisë së Futbollit dhe Skënderbeut, një faull bëri që të shpërthente një dhunë e paprecedentë. Fillimisht pati përplasje mes futbollistëve, ndërsa më pas u përfshinë edhe tifozët e ekipit vendas që goditën me grushte lojtarët e Skënderbeut.
Nga ky sherr mbeti i lënduar një prej futbollistëve korçar, i cili mori një të çarë në vetull.
Për ngjarjen e shëmtuar regoi edhe ‘Akademia Skënderbeu’ që e quan të turpshme dhe skandaloze atë që ndodhi për shkak se rrezikon jetën e lojtarëve. Klubi korçar thotë se nuk kishte asnjë masë sigurie të ndarmarrë nga organizatorët dhe fton federatën e futbollit, por edhe organet kompetente të hetojnë dhe dënojnë agresorët.
Po mo, ai i surelit ju tha: Sa të vijnë ata të Korçes futjuni dhe zhdëpini në dru....
PërgjigjuE di çdo të thotë të preket nga tifozët një i mitur në fushën e lojës?! E këtu flitet si të jetë normale. Nuk goditen as pleqtë e as fëmijët dhe shqiptari e ka pasur për turp ta bëjë një gjë të tillë. Por kryesurrelsi këtë klimë ka krijuar. P.s po patronazhistët mos vallë nuk kanë as pleq as fëmijë në shtëpi?
po sot i kryemadhnishmi i surrelit beri nje parade per te rinjte :)))))))))))
Përgjigju